Inter i “çmendur”, përmbysje dhe poker golash ndaj Torinos

22/11/2020 17:17

Një sfidë plot emocione ajo mes Interit dhe Torinos në “Giusepe Meaza”. Pjesa e parë ishte tepër e ekuilibruar, e miqtë torinezë, gjejnë rrugën e rrjetës në minutat e fundit të pjesës së parë me Simone Zazën.

Fillimi i pjesës së dytë do të ishte sërish në favorin e Torinos, e cila do të realizonte me anë të një penalltie të shënuar nga një ish i këtij takimi, Christian Ansaldi, në minutën e 62-të të sfidës. Interi tentoi menjëherë reagimin, e vetëm dy minuta më pas, falë dhe një këmbëngulje në zonën kundërshtare, Alexis Sanchez do të ngushtonte diferencën me një gol mjaft të bukur. Vetëm tre minuta më vonë, në të 65-ën, pas një asistimi të Shanchez-it, Lukaku do të gjendej me portën e boshatisur dhe e kishte të lehtë të shënonte në portën e Salvatore Sirigusë, duke vendosur baraspeshën.

Pas disa aksioneve seri, me qëllimin fitimin e kësaj sfide, ekipi milanez do të arrinte të fitonte një 11-metërsh me anë të Hakimit. Në fakt, për fitimin e saj, u nevojit dhe konsulta me VAR. Penalltia u realizua nga Lukaku, i cili shënoi golin e 7-të për këtë sezon dhe të dytin për këtë ndeshje. Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte në këto ritme, ishte pikërisht Lukaku ai i cili do të vraponte më shumë se sa të tjerët dhe do të shtynte një passim të bukur për shokun e tij të repartit Lautaro Martinez, i cili i vetëm me portierin italian Sirigu nuk mund të gabonte. Me këtë fitore ekipi i drejtuar nga tekniku Antonio Conte u ngjit në vendin e 5-të me 15 pikë, ndërsa Torino pozicionohet në vendin e 18-të në tabelën e renditjeve.

Top Channel