Publikon pamjet pediatrisë së Durrësit, Rama thumbon PD-në: Të vdekurit i trazojnë me luftën qorre për pushtet

22/11/2020 10:14
Pediatria e Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamjet e pediatrisë së Durrësit, në të cilin do të jenë gati 90 shtretër.

Me këto pamje, Rama ka thumbuar edhe opozitën, lidhur me akuzat e kësaj të fundit për fshehjen e numrit  të viktimave të COVID-19.

Rama shprehet se me spitalin e ri të fëmijëve shihet qartë dallimi mes ambicies së qeverisë dhe errësirës që trashëguan nga opozita të cilët sipas tij edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet.

 “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë eShqipërisë ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se para pak ditësh, kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po fshihte numrin e viktimave të prekur nga COVID-i. ndërsa kryeministri e ka quajtur sharje e shpifje këtë akuzë të Bashës, duk theksuar se Prokuroria mund të nisë hetimet.

Top Channel