Është një nga restorantet më të mirë në botë, i famshëm për menunë e tij me 18 pjata të shijshme që kushton rreth 350 euro për person dhe për qasjen inovatore kulinare që ka ndjekur.

Tani, restoranti NOMA, në Kopenhagen, me dy yjë Michelin, I drejtuar nga shqiptari I mirënjohur Rene Rexhepi, po përgatitet të nisë një aventurë të re: atë të ofrimit jo të pjatave luksoze e të rafinuara, por të hamburgerëve me patate…

Lëvizja vjen pas shkatërrimit të shkaktuar nga covid 19 në industrinë globale të restoranteve, pasuar me mbyllje të tyre, humbje të shuëmë vendeve të punës etj. Mes viktimave të pandemisë ka qenë edhe Restaurant 108, një simotër e NOMA-s që mbylli dyert në shtator duke bërë që vëzhguesit e industrisë të dilnin në përfundimin se asnjë biznes nuk ishte më I sigurt.  Por tani, NOMA ka vendosur të shndërrohet. Të bëhet më I thjeshtë, më I zakonshëm dhe më I lirë, por duke përdorur të njëjtët përbërës organikë, teknika krijuese dhe vëmendje ndaj detajeve sin ë 17 vitet e shkuara, edhe pse tani bëhet fjalë për hamburger.

“Është një ndryshim shumë I madh dhe një moment I madh për mua”, thotë vetë Rexhepi.

Fastfoodi do të rihapet më 3 dhjetor, pas një testimi të përkohshëm gjatë verës që tërhoqi radhë të gjata njerëzish në kërkim të hamburgerëve të tij me mish vici apo vegjetarianë.  Në vend të prenotimeve të hershme, restoranti tani do të jetë i hapur për të konsumuar ushqim në ambientet e jashtme të tij ose për ta marrë me vete. Dhe në vend të afro 350 eurove për person, hamburgerët do të kushtojnë afro 20 euro plus 7 euro për patatet.

Top Channel