Foto ilustruese

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer xhamin e një dyqani dhe vodhi.

E.A. gjithashtu ka kryer edhe vjedhje të tjera në Bulqizë dhe ishte i shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/ Vodhi me thyerje dyqanin e një shtetasi,  kapet dhe ndalohet  23-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. Zbulohen dhe dokumentohen dhe dy vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e një shtetasi në qytetin e Bulqizës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.07.2020, në Tiranë i ka vjedhur një shtetasi, çantën e dorës me një shumë vlerash monetare. Me datë 08.10.2020, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasja në fshatin Dushaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel