Përsëritet historia! Florjan Binajt i grisen sërish pantallonat LIVE në emision dhe “fajin” e ka “Burbuqja”!

21/11/2020 23:27

Në puntatën e sotme të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën të qeshurat dhe surprizat nuk kanë munguar.

Këtë sezon kemi pare mjaft lojëra dhe sfida që janë risi për programin dhe ndër to është “gongu” që luhet here pas here në studio. Në njërin prej tyre ishte të hidhesh pupthi me anë të topave të palestrës për të kapur shaminë. Edhe pse kjo lojë ishte për gocat; “Burbuqja” e famshme, Rezart Veleshnja në versionin grua, sfidoi ish-partnerin e saj Florjan Binaj në këtë sfidë.

Flori e pranoi sfidën, por mesa duket ai nuk e kishte llogaritur që do të kthehej historia pas.

Në momentin që po ekzekutonte këtë lojë, Binajt iu grisën sërish edhe këtë vit pantallonat duke shkaktuar kështu shumë të qeshura nga të ftuarit dhe publiku i pranishëm.

Top Channel