Serie A/ Masa drastike! Kush shkel rregullat, përjashtim

05/06/2020 14:30

Në Serinë A po vazhdojnë prej ditësh kontrollet e inspektorëve shëndetësorë dhe federatës për respektimin e protokollit shëndetësor për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por FIGC ka bërë të ditur masa të ashpra për shkelësit.

Juventus dhe Sampdoria janë skuadrat e fundit që u vendosën në lenten e inspektimit dhe siguria ishte optimale, por për ata që do ta shkelin do ketë dënime ekzemplare.

Në sintezën e mbledhjes në federatën italiane të futbollit, mësohet se skuadrat që nuk do respektojnë rregullat higjienike dhe sigurinë, do përjashtohen nga kampionati aktual. Nuk do të ketë mundësi apelimi dhe cilido ekip shkelës, do të dënohet për të mos cënuar sezonin  që është dëmtuar edhe kaq në masë të madhe, nga pandemia.

Kampionati italian i futbollit është gati të rikthehet me kalendarin normal në 20 Qershor me dyer mbyllur për tifozët, por rikthimi i mbështetësve në impiante, po shihet gjithmonë e më tepër me besim.

Top Channel