Skandali i abuzimeve me fëmijët/ Zbulohet se ka më shumë të mitur të abuzuar

05/06/2020 15:13

Në një lidhje direkte në Edicionin Informative të Lajmeve, kolegia Anila Hoxha na tregojë për fakte të reja tronditëse në lidhje me abuzimin ndaj fëmijëve.

Mbas arrestimit të 4 personave për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, dhe faktit që vajza ka identifikuar identitetin e 2 vajzave të tjera, një tjetër ngjarje e rëndë është zbuluar nga gazetarja jonë.

Ka pasur edhe raste të tjera abuzimi në këtë shkollë shprehet gazetarja.

25 tetor 2018 është referuar në polici një tjetër çështje e abuzimit seksual ndaj një të miture.

Vajza në klasën e 8-të është shantazhuar mes fotove nga dy shokët e klasës së saj. Psikologia e kësaj shkolle ka konstatuar gjendjen e vajzës dhe ka disponuar një rrëfim që vajza ishte shantazhuar e më tej ishte abuzuar sipas saj.

Për këtë skandal janë vendosur në dijeni edhe organet policore. Djali i dyshuar është vendosur në hetim në atë kohë, historia ka vazhduar deri në vitin 2019.

Për rastin që raportoi gazetarja jonë, Anila Hoxha, janë vënë në dijeni instancat më të larta të Ministrisë së Arsimit.

Rikujtojmë se Abaz Doka, ish-roja i shkollës nën akuzë për abuzimin e një nxënëseje u përball me gjykatën dhe me prokurorinë që e dyshon se gjatë një viti ka abuzuar me minorenen nga koha kur ajo ishte 14-vjeçe.

Veç kësaj ish-roja dyshohet se ka shtyrë një të mitur të bëjë të njëjtën gjë. I mituri është i dyshuar së bashku me të rinj të tjerë që e shantazhuan vajzën me video dhe fotografi.

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 4 autorët e një ngjarje të rëndë.

Top Channel