Video/ Moment i frikshëm! Gazetarja sulmohet nga një krokodil gjatë xhirimeve

05/06/2020 17:00

Një gazetare, e cila ishte duke realizuar një reportazh në një kopsht zoologjik në Darwin të Australisë, është sulmuar nga një krokodil gjatë xhirimeve, por për fat të mirë ia hodhi paq pa pasoja.

Gazetarja e “Nine News” Zarisha Bradley, ishte duke filmuar për të realizuar një reportazh për kafshët dhe në një moment i afrohet një rezervuari të improvizuar në habitatin e kopshtit zoologjik.

Papritur një krokodil i quajtur Bonercruncher shfaqet pranë saj dhe tenton ta kafshojë. Por për fat të mirë në mënyrë instiktive, Zarisha largohet dhe i shpëton një sulmi që mund të përfundonte me pasoja tragjike.

“Oh zot i madh, kurrë mos i buzëqesh një krokodili. Nuk mendoj se kam reaguar aq me shpejtësi në jetën time. Jam mirë. E pranoj u tremba shumë, por në fund bëmë një histori të shkëlqyeshme me Bonercruncher”, u shpreh gazetarja.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel