“Aventurierët”/ Kri Gorasi rrëfen dëshirën për të hapur një jetimore

05/06/2020 18:14

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Kri Gorasi. Kri është bërë e njohur për publikun nga pjesëmarrja e saj tek “Aventurierët”.

Kush e ka ndjekur formatin, ka mësuar se Kri ka jetuar në një jetimore. Ky sekret për të u zbulua gjatë një debati që ajo pati me Valin (njëra nga katër vajzat pjesëmarrëse). Ndërkaq, Kri zbuloi se dëshira e saj më e madhe është të hapë një jetimore të madhe në Tiranë dhe të gjithë fëmijët që do të qëndrojnë aty të mos ndihen të paragjykuar.

“Unë kam dëshirë të hap një jetimore shumë të madhe në Tiranë dhe të marr të gjithë njerëzit që janë rrugëve. Unë mendoj se fëmijët kanë nevojë për t’u rritur mirë dhe të mos ndihen të diferencuar. Nuk duhet të thuash që ky është në jetimore, oh sa gjynah. Këto paragjykime mua më kanë ndjekur gjithmonë”, tregoi Kri.

Top Channel