Ish-punonjësja hedh në gjyq aktoren e “Sex & the City”, ja arsyeja…

05/06/2020 17:34

Sarah Jessica Parker po përballet me akuza të rënda nga ish-punonjësja e saj, e cila ka qenë pjesë e linjës së shitjeve të këpucëve të “SJP” në Las Vegas.

Sipas saj, aktorja e “Sex & the City” nuk e ka paguar për orët shtesë që nga që nga 31 dhjetori i vitit 2018 deri më 1 mars 2020.

Ish-punonjësja e ka denoncuar 55-vjeçaren duke kërkuar t’i paguhen të gjitha paratë madje ka kërkuar edhe interes.

Përfaqësuesit e Sarah Jessica Parker ende nuk kanë bërë një reagim publik kundrejt kësaj ngjarjeje.

Top Channel