Fotot e aeroplanmbajtëseve Ford e Nimitz pranë njëra-tjetrës, zbulojnë cila është më e forta

05/06/2020 16:56

Aeroplanmbajtësja e parë amerikane e kategorisë Ford e quajtur USS Gerald R. Ford kushtoi 13 miliardë dollarë, dhe tashmë ka kapërcyer shumicën e problemeve të evidentuara në testime.

Gjatë kësaj kohe ajo ka lundruar përkrah aeroplanmbajtëses tradicionale Nimitz që vazhdon të kryejë funksionet mbrojtëse të SHBA.

Megjithse konfigurimet e tyre duken të ngjashme, dy luftanijet kanë ndryshime të mëdha, si të dukshme dhe të padukshme.

Superstruktura e kullës së Nimitz ka ndryshuar shumë gjatë viteve, ndërsa ajo e aeroplanmbajtëses Ford është reduktuar dhe më shumë dhe është zhvendosur akoma më në anë të kuvertës, për të hapur hapësirë operacionesh.

Forma e saj është ndikuar dhe nga radari modern Dual Band Radar me gjashtë antena, që ka sjellë eliminimin e modeleve të vjetra me rrotullim 3D e 2D.

Imazhet e mëposhtme tregojnë dhe ndryshime të tjera në konfigurimin e dy luftanijeve dhe ndryshimet në kuvertën e tyre.

Aeroplanmbajtësja Ford ka vetëm tre ashensorë avionësh në vend të 4 që kanë modelet më të vjetra por kjo vjen prej masës së saj më të madhe që shton gjithsesi numrin e operacioneve. Prej kësaj të fundit ekspertët thonë se luftanija e re mund të realizojë 25 përqind më shumë lëshime avionësh në ditë sesa pararendësit e saj, edhe pse për momentin ky objektiv ende nuk është realizuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel