Akuzohet për përdhunim, ndalohet shefi i policisë në Fushë-Arrëz. 27 vjeçarja tregon historinë sonte në ‘Dua të të bëj të lumtur’

05/06/2020 23:03

Pasi u denoncua nga një vajzë e cila të gjithë historinë e saj do ta tregojë sonte në “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, policia e Shkodrës ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushë- Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyrë aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, në DVP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Më poshtë gjeni njoftimin e policisë:

SHKODËR – Sonte në mbrëmje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushë- Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

Bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve ne DVP Shkodër. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyrë aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, në DVP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Ndërkohë autoritetet shtetërore dhe organizata jo fitimprurëse kanë marrë në mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u përkujdesur, në një Qendër Sociale.

Duke përfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i bën thirrje çdokujt që është dhunuar apo ndihet nën presion, të denoncojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit apo Prokurorisë, si dhe pranë SHÇBA nëse evidentojnë shkelje të punonjësve të Policisë, në numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

Lexoni edhe: Dëshmia tronditëse e abuzimit/ 27-vjeçarja jetime tregon çfarë ndodhi me të dhe shoqet

Top Channel