Dëshmia tronditëse e abuzimit/ 27-vjecarja jetime tregon çfarë ndodhi me të dhe shoqet

05/06/2020 15:09

Një vajzë e dhunuar dikur në fëmijërinë e saj ka marrë guximin dhe ka denoncuar të gjithë abuzuesit.

27-vjecarja e rritur jetime në Shkodër ka arritur të gjejë forcën për t’i treguar dhe denoncuar në polici abuzimin nga personat që kishin për detyrë që ta mbronin dhe kujdeseshin. Historinë e saj 27-vjecarja e ka treguar edhe për emisionin dua të të bëj të lumtur ë do të transmetohet të shtunën në Top Channel.

Dëshmia është tronditëse dhe një akuzë e fortë. Autorja e emisionit dua të të bëj të lumtur, Arbana Osmani tregon për bisedën me vajzën guximtare.

Vajza është e sigurt tashmë nën mbrojtjen e policisë. Ajo ka marrë statusin e posaçëm, ndërsa një hetim në shkallë të gjerë ka nisur prej kohës në ndjekje të personave të përfshirë në përdhunim me disa fëmijë jetimë në Shkodër.

Top Channel