Mbyllet kabllori Erseka SAT/ Vidhte programet e DigitAlb-it. Nën akuzë, administratori

05/06/2020 15:16

Policia ka ndërprerë transmetimit e Kabllorit Erseka Sat.

Ky kabllor  vidhte programet e DigitAlb-it duke i shpërndarë dhe shitur abonime, tashmë klientët e këtij kabllori kanë humbur edhe paratë siç ndodh kur blen një mall të vjedhur. Dritan Memushi, administratori i këtij rrjeti të gjerë kabllorësh prej kohësh piratonte jo vetëm kanale si Top Channel, My Music, por edhe kanalet sportive, ndërsa pas operacionit të kryer nga sektori i antipiraterisë së DigitAlb, krimit ekonomik dhe forcat e komisariatit të Ersekës në studion e tij u gjetën 15 aparate për transmetimin DigitAlb dhe IPTV, të cilat përdoreshin për pirateri.

Ata që duket se do të përballen me kostot janë abonentët, të cilët edhe pse kanë nënshkruar kontrata e paguajnë 700 lekë në muaj pa marrë asnjëherë kupon tatimor sinjali u është ndërprerë.

Dritan Memushi akuzohet për vjedhjen e të drejtave të pronësisë industriale dhe fshehjen e të ardhurave pasi cdo pagesë e kryer nga të paktën 700 abonentë të është futur në xhepin e tij pa asnjë kosto.

Top Channel