Italia, sërish numër të lartë vdekjesh nga Covid-19, infektohen 518 persona për 24 orë

05/06/2020 19:11

Italia gjatë 24-orëve të fundit ka regjistruar 85 viktima nga koronavirusi për një total prej 33.774

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 518 raste të reja pozitiv për një total prej 234.531

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 21 viktima nga koronavirusi për një total prej 16.222 që nga fillimi i pandemisë.

Në kujdesin intensive ndodhen 120 paceintë, 5 më se dje. Në 24 orët e fundit në Lombardi janë regjistruar 402 raste të reja të pozitivitetit ndaj koronavirusit, për një total prej 89.928 që nga fillimi i pandemisë. Sot në rajon pati edhe 572 të shëruar për një total prej 53,853.

Top Channel