18:48
Xhoi dhe Xhesi, çifti i aventurave që e zbuluan dashurinë për njëri-tjetrin në ajër
Xhoi dhe Xhesi, ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Çifti, ndryshe nga shumë persona të tjerë, kanë pasur një histori dashurie të “pazakontë”, ata janë njohur në ajër. Mund të tingëllojë çuditshëm, por Xhoi është një parashutist dhe teksa ishte duke ushtruar pasionin e tij, Xhesi ishte afruar dhe kishte kërkuar që dhe ajo të fluturonte së bashku me të. Xhoi thotë se, që në momentin e parë që ka parë Xhesin, ka menduar se ajo do të jetë bashkëshortja e tij e ardhshme.