Video/ Roli i CIA-s në shpëtimin e pilotit amerikan, shkatërrohen dy avionë C-130, Irani pretendon dështim të operacionit
Katër persona humbën jetën pasi një avion privat u rrëzua mbi një restorant në qytetin Capão da Canoa në Brazil të premten, sipas autoriteteve lokale.
Avioni i tipit Piper me një motor të vetëm kishte në bord dy pilotë dhe dy biznesmenë, të cilët mbetën të gjithë të vdekur, bëri të ditur departamenti i zjarrfikësve.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:40 të mëngjesit (ora lokale), kur avioni, që ishte nisur drejt Ibitinga, në São Paulo, u rrëzua në rrethana ende të paqarta mbi një restorant të mbyllur.
Sipas raportimeve të mediave lokale avioni po fluturonte në lartësi të ulët në momentin e përplasjes.
Pamjet e momentit të rrëzimit janë kapur nga kamerat e sigurisë. Një video e publikuar nga banorë të zonës dhe e transmetuar nga rrjeti televiziv RBS tregon një shpërthim të fuqishëm pas përplasjes.
Nga përplasja u dëmtuan edhe disa ndërtesa përreth, por fatmirësisht nuk u raportua për persona të lënduar të tjerë.
🟡#EnVideo | Una avioneta se estrelló en el municipio de Capao da Canoa, impactando contra una zona residencial y comercial, reportan medios locales.
✍️📹: Sputnik pic.twitter.com/lZkSKNue4e
— Globovisión (@globovision) April 3, 2026
Top Channel