Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë
Policia greke ka shkatërruar një organizatë të tregtimit të heroinës në zonën e Kretës dhe ishujve të Egjeut.
Sipas policisë greke, gjatë një aksioni të zhvilluar në portin e Pireut, u sekuestruan gati 12 kg heroinë e pastër dhe u vunë në pranga një shtetase greke 47 vjeç dhe një shtetas shqiptar 25 vjeç.
Prej hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me 6 persona të tjerë, të gjithë shtetas shqiptarë (3 nga këta ndodhen në burg), shpërndanin lëndën narkotikë në zonat turistike të ishullit të Rodos dhe atë të Kretës.
Përfitimet e organizatës llogariten në qindra mijëra euro,dhe shpërndaheshin sipas roleve dhe aktivitetit të secilit prej anëtarëve të saj. Dy të arrestuarit u dërguan në gjykatën e Pireut e cila i la në burg pa afat.

Top Channel