Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë Pas mbylljes së këtij viti shkollor online për sistemin parauniversitar, veç maturantëve, Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin për nisjen e vitit shkollor 2020-2021.
Gazetarja e Top Channel-it, Kristi Gongo mëson se shkollat do të hapin dyert më 14 shtator, ndërsa ende nuk është përcaktuar mënyra se si do të përshtatet rregullorja e institucioneve arsimore të ndikuar nga situata e Covid-19.
Cikli 9-vjeçar, mësimet do t’i përfundojë më 8 qershor të 2021-it dhe nxënësit e klasave të nënta do t’u nënshtrohen provimeve të lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor. Ne vendimin e ministrisë përcaktohet se gjimnazet fillojnë mësimet njësoj si cikli i arsimit bazë por i mbyllin më vonë, në 15 qershor.
Ndërsa matura do t’i zhvillojë provimet në periudhën nga 2 qershori deri në 30 qershor të 2021-it.

Top Channel