Njëri banues në Vorë e tjetri në Laprakë, dy të rinj janë vënë nën pranga për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Arrestimi i tyre u krye pasi në ambjentet e një firme tullash në Maminas, ku dhe ishin të punësuar me detyrë manovrator të mjeteve, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke vjedhur nafte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.Ç., 36 vjeç, banues në Vorë;
Xh.S., 30 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel