TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur afërsi të ish-doganës në kryeqytet rreth orës 16:15. Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor.

Makinat drejtoheshin nga N.P.dhe J.P ndërsa motori drejtohej nga M.K ndërsa kishte si pasagjer edhe K.A. Për pasojë të këtij aksidenti kanë mbetur të dëmtuar M.K dhe pasagjeri i tij K.A të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në Vaqarr ku motori me drejtues E.H., ka humbur kontrollin, ku për pasojë është vetëdëmtuar,i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.06.2020, rreth orës 16:15, në afersi të Ish-doganës, janë përfshirë në aksident mjetet me drejtues shtetasit N.P., J.P., si dhe mjeti motorr me drejtues M.K dhe pasagjer K.A., të cilët kanë mbetur të dëmtuar, dhe u dërguan menjeherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 29.06.2020, rreth orës 17:50, në Vaqarr, motorri me drejtues E.H., ka humbur kontrollin, ku për pasojë është vetëdëmtuar,i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel