“S’duhet menduar se kjo pandemi është drejt fundit”/ Apeli i mjekut: Kam një lutje për gratë shtatzëna

29/06/2020 09:37

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpërndau apelin e mjekut Dritan Shpati nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, sa i takon situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

“Kam një thirrje dhe një lutje për gratë shtatzëna, që duhet të kenë jashtëzakonisht kujdes, sepse ato duhet të kujdesen për dy jetë. Një lutje edhe për bashkëshortët, familjarët, që vijnë në spital: Distancim, mbajtja e maskës, larja e duarve, higjIenë perfekte. Nuk duhet menduar se kjo pandemi është drejt fundit”, u shpreh ndër të tjera mjeku.

“Jemi në një fazë të re të Covid-it ku duhet patur përsëri shumë kujdes, duke patur parasysh edhe shtimin e rasteve. Pavarësisht stinës së verës unë përsëri do të rekomandoja jashtëzakonisht kujdes”, shtoi Shpati.

Top Channel