I dehur në timon, pa leje drejtimi/ Aksidente në Lushnje, arrestohen 2 persona

29/06/2020 09:54

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Lushnje.

Bëhet fjalë për L. B., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, në fshatin Eskaj, Lushnje, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “KINRON”, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin V. P., 66 vjeç, banues në Bubullimë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e traumës Tiranë.

Po kështu u arrestua edhe B. M., 27 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi pasditen e djeshme, në fshatin Krutje e Poshtme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në Lushnje, dhe për pasojë u dëmtua drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel