Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë Teksa Shkodra numëron 11 raste të reja me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit, mësohet se ka rezultuar pozitive edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi.
Gazetari i Top Channel-it, Klodian Zhivani, gjatë një lidhjeje direkte në edicionin informativ të orës 12:00 deklaroi se Koliqi është në gjendje të mirë shëndetësore.
Mësohet se nënkryetarja e ka bërë testin një ditë më parë dhe pas përgjigjes së marrë ajo ndodhet aktualisht e karantinuar në banesë. Por nënkryetarja nuk është e vetmja. Një tjetër rast nga bashkia e qytetit gjendet mes 11 të infektuarve, saktësisht një punonjëse në sektorin e shërbimeve publike.
DSHP po teston edhe pjesëtaret e tjerë të administratës dhe bashkëpunëtorët e Koliqit, ndërkohë që po kryhet dezinfektimi i bashkisë. Ende nuk është marrë asnjë vendim nëse do të mbyllet apo jo bashkia, pasi priten edhe përgjigjet e tamponëve të tjerë.
Top Channel