Bangladesh/ Përplaset trageti, të paktën 25 viktima

29/06/2020 17:30

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur pasi një traget në Bangladesh është përplasur me një anije tjetër dhe është mbytur, incidenti ndodhi pranë kryeqytetit Dhaka.

Zyrtarët e shpëtimit thanë që anija, “Zogu i Mëngjesit”, u përmbys pas një përplasjeje me një anije tjetër në lumin Buriganga, afër portit më të madh të vendit, Sadarghat.

Raportet e mediave lokale thanë se trageti vinte nga një fshat në qendër të vendit dhe kishte rreth 50 pasagjerë.

Aksidentet e trageteve janë të shpeshta në Bangladesh për shkak të mbipopullimit.

Ekzistojnë gjithashtu standarde të dobëta sigurie në shumë kantiere detare të vendit dhe tragetet shpesh fundosen në mot të keq.

Dëshmitarët u thanë stacioneve televizive lokale se shumë pasagjerë kishin ngecur në kabina.

Në mesin e viktimave  raportohet se ka edhe fëmijë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel