Nuk ka turistë për muzetë/ Monumentet në Lezhë janë të zbrazëta

29/06/2020 12:26

Monumentet në Lezhë për shkak te pandemisë pjesën me te madhe te kohës qëndrojnë mbyllur pasi nuk ka turistë qe t’i frekuentojnë.

Përgjegjësi i trashëgimisë kulturore, Paulin Zefi tregon se deri më tani jemi tek shifra 10 % po ta krahasojmë me vitin qe shkoi ku numri i turistëve ishte tepër i lartë

Frika më e madhe është se kjo situatë mund te vijojë pasi kufijtë dhe shkollat janë te mbyllura.

Vendvarrimi i Gjergj Kastriotit, muzeu etnograf dhe kalaja në Lezhë mbeten monumentet historike me te vizitueshme dhe më te frekuentuara ne situata normale.

Top Channel