Aksident në Lushnje/ Makina përplas një person me biçikletë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

29/06/2020 11:47
Ilustruese

Ditën e sotme një automjet ka përplasur një 68-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë, në lagjen “20 Tetor” Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:55 të mëngjesit dhe shtetasi i dëmtuar po dërgohet në spitalin e Tiranës ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i makinës.

Lushnje/ Informacion paraprak

Sot në datë 29.06.2020, rreth orës 09:55, në lagjen “20 Tetor” Lushnje shtetasi E.D duke drejtuar mjetin tip “Skoda” ka aksidentuar shtetasin Q.M, 68 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi i dëmtuar po dërgohet në spital në Tiranë.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet hetimore e proceduriale.

Top Channel