Nga 64 raste të reja të konfirmuara ditën e sotme, rasti me Covid në Burrel është punonjëse bashkie.

Njoftimi i bashkisë:

Të nderuar qytetarë Matjanë, ju informojmë se Mati është përfshirë sërisht në hartën e zonave të prekura nga Covid-19.Rasti i konfirmuar është nga qyteti i Burrelit, ndërsa vijon hetimi epidemiologjik për studimin e kësaj vatre të re në Mat.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mat ka marrë edhe 9 tamponë të tjerë familjar të rastit zyrtarë, gjithashtu po punohet dhe për kontaktet e rastit të konfirmuar me qëllim ndërprerjen e zinxhirit transmetues.

Bashkia Mat ju bën thirrje të gjithë qytetarëve Matjanë që të bëni kujdes duke respektuar rregullat kundër COVID-19. Ju lutemi përdorni maska, doreza dhe dezinfektant. Shmangni dhënien e dorës, ruani distancimin social, eleminoni qëndrimin në ambjente të mbyllura.

Bashkia Mat, menjëherë pas konfirmimit të rastit në fjale ka nisur punën për dezinfektimin e ambjenteve.

Burime bëjnë me dije se nesër do u bëhet tamponi edhe kolegëve te punës.

Top Channel