Shpesh edhe artistët përzihen me politikën.

Tani, është Beyonce ajo që ka zbritur në fushë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Nuk e bën drejtpërsëdrejti por me një ftesë për votim që është një thirrje e vërtetë nën armë kundër Donald Trump.

“Duhet të votojmë sikur jetët tona të vareshin nga kjo sepse është pikërisht kështu”, ka thënë ajo nga skena virtuale e Bet Awards, “votimi në zgjedhjet e ardhshme është mënyra për ti dhënë fund një sistemi racist dhe të pabarabartë”.

Një mesazh ky që i drejtohet qartësisht komunitetit afro amerikan, vota e të cilit mund të jetë vendimtare në rizgjedhjen ose jo të presidentit aktual. Ceremonia e Bet Awards, e transmetuar online për shkak të pandemisë së koronavirusit, është përqendruar shumë në tema si racizmi dhe dhunimi i të drejtave. Beyonce, që më 31 korrik do të publikojë albumin e saj Black is King, u vlerësua me cmimin humanitar për nismat e shumta të saj në fushën sociale dhe ia dedikoi çmimin lëvizjes “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi” dhe aktivistëve të saj në të gjithë vendin.

“Zërat tuaj duhet të dëgjohen, po i dëshmoni paraardhësve tuaj se lufta e tyre nuk ka qenë e kotë”, tha Beyonce duke iu drejtuar publikut afro amerikan dhe aktivistëve anti racistë.

Beyonce në në fakt e ka prezantuar ish zonja e parë, Michelle Obama, që e ka përgëzuar për angazhimin e saj për komunitetin me ngjyrë.

Top Channel