Një studente e vitit të tretë në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit në Universitetin Politeknik është infektuar me Covid-19.

Në njoftimin drejtuar studentëve thuhet se studentja në fjalë është e infektuar, si dhe lajmërohet për pezullimin e sezonit të verës. por pas kontaktit me autoritetet drejtuese, si me rektorin e Universitetit Politeknik dhe dekanin e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit, Top Channel mësoi se vajza dyshohet të jetë me koronavirus, pasi nuk e ka kryer ende tamponin, por e ëma e saj ka rezultuar pozitive dhe janë karantinuar.

Fakulteti do të qëndrojë i mbyllur deri në vendimin e Institutit të Shëndetit Publik, teksa është anuluar provimi i sotëm në FTI, në lëndën e Inxhinierisë Informatike.

Aktualisht mësohet se po dezinfektohen ambientet e fakultetit.

Top Channel