Dy të rinj u arrestuan në Elbasan pasi në gjendje të dehur, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Bëhet fjalë për E. Sh., 33 vjeç dhe I. S., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Elbasan për dy shtetas, që në gjendje të dehur po sillnin shqetësim për banorët, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan ka shkuar Forca e Posaçme “Shqiponja”, por shtetasit e lartpërmendur i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Të dy shtetasit janë neutralizuar nga forcat e Policisë dhe janë shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel