Laç/ Tre makina përfshihen në aksident, dy persona dërgohen me urgjencë në Tiranë

29/06/2020 12:12
Ilustruese

Një aksident është shënuar pak më parë në afërsi të Kryqëzimit të Patokut në Laç.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se tre automjete janë përfshirë në këtë aksident. Mësohet se dy shtetas janë plagosur, të cilët janë dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave.

Top Channel