“Antikorrupsioni” zbarkon në Pallatin Elysee, hetime për kontratat publike të fituara nga e njëjta kompani, mbi dy mln euro dëm shtetit
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.
Duhet thënë se edhe një ditë ka mbetur nga afati për draftin e Reformës Zgjedhore.
Pritet të shihet nëse këto dy ditë do të kalohet ose jo drafti nga Komisioni në Kuvend për t’u votuar. Parimisht në Këshillin Politik palët kanë rënë dakord duke kryer edhe konsensusin për KQZ-në.
Top Channel