E premte, 23 Tetor 2020
22:36
Fotot e ditës/ Çfarë ka ndodhur anë e mbanë botës, momentet pikante

Reuters ka përzgjedhur foto më të mira të ditës së sotme me momente të veçanta nga e gjithë bota.

22:32
Policia shpëton jetë me Lamborghini Huracán, veshka shkon në gjendje perfekte te pacienti

Prej disa vitesh tashmë makinat Lamborghini janë pjesë e policisë italiane.

22:28
Conte: Nga jashtë duan të “turbullojnë ujërat”, por jemi në rrugën e duhur

Ndonëse të gjithë prisnin shumë më tepër në fushën e lojës, Interi i Antonio Contes nuk ia ka dalë të marrë rezultatet e duhura, pasi në 5 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe Ligës së kampionëve, ka fituar dy, ka barazuar dy të tjera dhe ka humbur një.

22:22
Aktori me famë botërore nxjerr parfum ‘kundër urisë’

Teksa pandemia ka rrëmbyer fokusin duke lënë jashtë vëmendjen shumë probleme të tjera të globit sot, sit Anthony Hopkins vendosi se është koha jo vetëm për fjalë, por edhe për vepra.

22:19
Etiopia, vendi ku nëse refuzoni të mbani maskë, dënoheni me dy vjet burg

Ulja e interesit për zbatimin e masave të coronavirusit pas heqjes së gjendjes së emergjencës, ka bërë që sot kryeprokurori i Etiopisë të njoftojë 2 vjet burg për të gjithë ata që qëllimisht shkelin kufizimet e Covid-19.

22:11
NATO forcon misionin e saj në Irak

Aleatët e SHBA-së ranë dakord sot të forcojnë misionin e NATO-s në Irak dhe paralajmëruan Uashingtonin kundër një shkëputjeje të njëanshme atje dhe në Afganistan.

22:03
Tusk kritikon vizionin e kryeminisrit hungarez Orban për demokraci

Udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane, Donald Tusk, ka thënë se vizioni i kryeministrit hungarez, Viktor Orban për “demokraci joliberale” në fakt po çon drejt krijimit të një “demokracie të degjeneruar” në këtë shtet.

21:56
Pjesëmarrje rekord në votimet e hershme në Florida

Më 19 tetor në Florida filluan votimet e hershme. Që në ditën e parë u vërejt një numër rekord pjesëmarrësish. Florida është një ndër shtetet e lëkundura që kanë një peshë të madhe në këto zgjedhje.

21:51
Nuk do ta besoni/ Ja cila është origjina e fjalës “Avokado”

Ju kurrë nuk do të shikoni një avokado në të njëjtën mënyrë përsëri.

21:47
Pronarja qeflie e parukerisë burgoset për trafikimin e 1.5mln paundë kokainë, i kërkohet të kthejë vetëm £41

Një pronare parukerie që preferonte jetën e festave dhe udhëtimeve në të gjithë botën, është burgosur së fundmi në Britani pasi u kap me kokainë në vlerë rreth 1.5 milionë paundë.

21:46
Pompeo, përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Nagorni-Karabak

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u takua në Uashington të premten me ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në një përpjekje për të ndihmuar që t’u jepet fund luftimeve të ashpra gati një mujore në enklavën separatiste malore të Nagorni-Karabakut.

21:44
Franca tejkalon 1 milion raste të konfirmuara me koronavirus

Autoritetet shëndetësore franceze thonë se Franca ka regjistruar mbi 1 milion raste të konfirmuara të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, duke u bërë vendi i dytë në Evropën Perëndimore pas Spanjës që arrin këtë numër të infektimeve.

21:39
Gjyqtarja Barret në hapin e fundit të konfirmimit në Senat

Republikanët e Komisionit Juridik të Senatit amerikan miratuan të enjten kandidaten e Presidentit Trump për në Gjykatën e Lartë, gjyqtaren Amy Coney Barrett për të plotësuar vendin e lënë bosh nga vdekja e gjyqtares Ruth Bader Ginsburg muajin e kaluar, pavarësisht protestave të demokratëve votimi është shumë afër Ditës së Zgjedhjeve.

21:32
Gjeloshaj jep dorëheqjen nga mandati i deputetit, zgjedh të qëndrojë si kryetar i Komunës Tuz

Nik Gjeloshaj, fitues i mandatit të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi  ka dhënë dorëheqjen nga mandati. Gjeloshaj do të vijojë të jetë në krye të komunës së Tuzit.

21:24
Pas bllokimit, Madridi vendos shtetrrethimin e natës

Një shtetrrethim nate do të hyjë në fuqi në Madrid midis mesnatës dhe orës 06:00 të së shtunës, kur skadon bllokim dyjavor, njoftuan sot autoritetet.

21:21
COVID-19: Italia regjistron mbi 19,000 raste të reja

Ministria e shëndetësisë tha të premten se rritja e rasteve me COVID-19 është akoma në rritje në Itali, me 19,143 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

21:19
Netanyahu: Normalizimi me Sudanin, një kthesë e jashtëzakonshme

Normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Sudanit, i njoftuar sot nga Shtëpia e Bardhë, është një kthesë e jashtëzakonshme, u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

21:13
PDK: Vjedhja e mbi 2 milionë eurove, krim i organizuar brenda Ministrisë së Financave

Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka dënuar atë që e ka konsideruar krim të organizuar brenda Ministrisë së Financave, kur ka folur për transferim e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private.

21:09
5-vjeçari i lumtur sjell të gjithë klasën e kopshtit në ceremoninë e adoptimit (foto)

Një djalë 5-vjeçar në SHBA ishte aq i lumtur për gjetjen më në fund të familjes që do e adoptointe sa që ftoi në ceremoninë zyrtare të gjithë shokët e kopshtit në Michigan.

21:07
Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal/ Ndërron jetë në spital kirurgu nga Lezha

Ka humbur jetën Qesk Gjergji kirurg pranë spitalit rajonal të Lezhës pas aksidentit me makinë pasditen e sotme.

20:45
Trump: Izraeli dhe Sudani dakord për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre

Izraeli dhe Sudani do të normalizojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike nën kujdesin e presidentit Donald Trump, tha sot një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

20:43
Vendi ku nëse refuzon të mbash maskë, burgosesh për 2 vjet

Ulja e interesit për zbatimin e masave të koronavirusit pas heqjes së gjendjes së emergjencës, ka bërë që sot kryeprokurori i Etiopisë të njoftojë 2 vjet burg për të gjithë ata që qëllimisht shkelin kufizimet e Covid-19.

20:42
Kosovë/ Zbulohet skema e vjedhjes së 2 milionë eurove,17 llogaritë në të cilat u shpërndanë paratë e Thesarit të Shtetit

Pas transferimit ilegal të dy milionë e 77 mijë eurove nga Thesari i Shtetit në llogarinë e kompanisë private LDA Group SH.P.K më 9 tetor, një shumë prej mbi 1 milionë e 300 mijë eurove është procesuar në 17 xhirollogari të tjera. Nga këto, 17 llogari, paratë janë shpërndarë në rreth 50 llogari tjera, firmash e individësh të cilët kanë kryer blerje të ndryshme, nga ushqimi, deri të veturat luksoze.

20:40
Fiks Fare/ Rindërtimi i shkollës, banorët denoncojnë në SPAK, Bashkinë Durrës

Shkolla 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”, në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit, u shemb më 11 maj 2020 me qëllim rindërtimin e saj pas dëmtimeve nga tërtmeti i 26 nëntorit 2019.

20:34
Librazhd/ Pëson aksident duke ecur ,40 vjeçarja transportohet në spital

Një person ka rënë aksidentalisht në një tumbin (tubë qeramik me grykë të gjerë për thithjen e ujërave) anë rrugës në aksin rrugor Librazhd-Tiranë.

20:30
OBSH: Rritje eksponenciale e rasteve të COVID-19 në shumë vende

Hemisfera veriore ndodhet në një çast kritik të pandemisë COVID-19, paralajmëroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

20:17
Ish-sportisti ekzekutohet me kallashnikov në Dagestan pas konfliktit për tokën (video)

Ish-luftëtari i arteve marciale Shamil Abdulmuslimov është vrarë dje me armë nga dy sulmues të armatosur me kalashnikovë në Khasavyurt të Dagestanit pas një konflikti për një parcelë toke.

20:12
Protesta që i ndryshoi jetën! Ina Nuka: Jam fejuar dhe vijoj punën në policinë e shtetit

Përpara dy viteve në protestat e opozitës një ngjarje e rëndë që tërhoqi vëmendjen ishte ajo që i ndodhi efektives së policisë së shtetit Ina Nuka, e cila pas dy viteve është ndalur të na tregoje se sa ka ndryshuar jeta e saj.

20:12
Ftesë në 5”/ Do ndërtohen 44 shtëpi për të prekurit nga tërmeti, Kepi & Mema mbajnë premtimin

Pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit, ishin dhjetëra njerëz të dëmtuar, qindra të plagosur, e po kaq shumë shtëpi të shkatërruara.

20:11
Sudani pajtohet për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin

Sudani do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, duke u kthyer kështu në shtetin e fundit të Ligës Arabe që vepron kështu.

20:03
Deputetja e PS-së, Gjylameti rezulton me Covid

Deputetja e Partisë Socialiste ka rezultuar pozitive me Covid-19.

20:01
(Top Talk) Së shpejti një formacion i ri politik brenda së djathtës/ Po negociohet edhe me aleatët e PD-së, ja kush janë protagonistë

Këtë të premte në studion e emisionit “Top Talk”, ishte i ftuar ish-Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ervin Kulluri.

19:53
Lista/ Komisioni “Ruli” skualifikon 13 ish-deputet nga lista, PD: U është shtyrë kandidimi

30 përqind e deputeteve që Lulzim Basha vendosi me preferencën e tij në listën e  2017-ës nuk duhet të jenë më pjesë e ekipit politik në zgjedhjet e 25 Prillit, sipas Komisionit  të  Vlerësimit të Kandidatëve.

19:50
Arjoni komenton largimin e Shqipes: Duhet të ndodhte më parë, ka shkelur të drejtat e njeriut

Arjoni u shpreh pro vendimit të produksionit për të përjashtuar pa afat Shqipen nga emisioni “Për’Puthen”.

19:47
ABI Bank feston 5-vjetorin/ Yuri Kim: Banka amerikane e investimeve, shembull që jam krenare ta mbështes

ABI Bank feston këtë muaj pesë vjetorin e parë si pjesë e sistemit bankar, që nga licensimi i saj nga Banka e Shqipërisë, në tetor të vitit 2015.

19:45
Kapet në Francë italiani i dyshuar për 160 përdhunime e sulme seksuale

Një 52-vjeçar italian i kërkuar në Gjermani për rreth 160 përdhunime e sulme seksuale, kryesisht të vajzave nën moshë, është arrestuar pasi kaloi kufirin drejt Francës.

19:44
“Për’Puthen/ Marisi mundohet të gjejë fajtorin: Strumbullari i largimit të Shqipes është Graciano

Përjashtimi i Shqipes nga “Për’Puthen”, bëri që studio të “vlojë”.

19:43
Meta rrëzon ligjin e zgjedhjeve/ Presidenti i kërkon mendim komisionit të Venecias

Kthimi i ligjit zgjedhor ishte një akt i paralajmëruar nga Ilir Meta, ditën kur mazhoranca e votoi pa dakortësinë e opozitës jashtëparlamentare në Kuvend, Ajo që nuk dihej ishte lëvizja e Presidentit për t’i kërkuar ekspertizën e Komisionit të Venecias me kërkesë të Lulzim Bashës.

19:40
Shkëlzeni banon në “Rolling Hills”/ Në kompleksin ku vilat kushtojnë nga 500 mijë deri në 1.7 milionë euro

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha ka zgjedhur të jetojë në mesin e miliarderëve shqiptarë.

19:36
”E ngre studion në ajër”/ Andi kapet me Arjanin: Nuk jam vetëm për Shqipen

Andi, ishte nga të pakët persona që e cilësoi si të gabuar përjashtimin e Shqipes nga “Për’Puthen”.

19:34
Ironia e Ramës për Metën: Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti shqiptaro-afrikan që mori pashaportën për 8 orë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në twitter në lidhje me dhënien e nënshtetësisë nga presidenti Ilir Meta brenda 8 orëve, lojtarit të Tiranës, Winful Cobbinah.

19:27
Dua Lipa e mërzitur/ Covidi i shtyn turneun evropian

Dua Lipa ka anuluar turneun që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt.

19:26
Largimi i Shqipes/ Fatjoni lutje produksionit: I jepni një mundësi të dytë

Fatjoni, ndau mendimin në studio se Shqipja e meriton një mundësi të dytë.

19:23
Rezultatet lëkundin pankinën e Zidane, dalin emrat e zëvendësuesve të mundshëm

Në karrierën e tij të shkurtër si trajner Zinedine Zidane është përballur vazhdimisht me rrezikun e shkarkimit, sidoqoftë kohët kalojnë dhe 48-vjeçari francez e gjen veten shpejt pak a shumë në po të njëjtën situatë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë te një klub si Reali i Madridit, harrohen shpejt arritjet dhe sukseset, e pothuajse gjithmonë faturën e dështimit e paguajnë trajnerët.

19:20
Refuzojnë të dalin në takim/ Graciano largohet nga “Për’Puthen”…

Graciano largohet nga emisioni “Për’Puthen”.

19:14
Reagimi i Shehut pas skualifikimit si kandidat për deputet: Vendimin për mua e merr vetëm kryetari

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook pas lajmeve se është skualifikuar nga lista e kandidatëve për deputet nga Komisioni i Vlerësimit.

19:14
Vetëm tre vjet burg për 21 vjeçaren që vrau të dashurin e joshur në internet gjatë lojës seksuale

Jamie Lee Dolheguy i kishte thënë policisë se “ndjehej shumë mirë” pasi kishte joshur Maulin Rathod në shtëpinë e saj në Melbourne, Australi me premtime për seks, dhe e kishte vrarë me kavon e një lodre seksi.

19:05
Të gjithë kundër Shqipes/ Andi i del në mbrojtje dhe rendit faktet: Edhe ju e keni bullizuar

Andi, është një nga djemtë që ka realizuar më së shumti takime me Shqipen, ku është parë qartë se mes tyre ekziston një kimi dhe pëlqim paraprak.

18:56
Humbi “Champions”-in prej koronavirusit, Hakimi negativ në testin e djeshëm

Achraf Hakimi ishte mungesa e madhe e Interit të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e parë në grupet e Champions-it përballë gjermanëve të Borussia Monchengladbach, pasi mbrojtësi maroken rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

18:48
Dy fëmijët e vegjël mbijetojnë tre ditë pasi prindërit “vdesin në krevat”

Dy fëmijë të vegjël, një dhe pesë vjeç u gjetën të gjallë tre ditë pasi prindërit e tyre Alexander e Viktoria Yakunin vdiqën pasi “konsumuan turshi të helmuara” tha policia e Bolshoye Kuzymokino, në Rusi.

18:47
Ankara, Ambasada Amerikane pezullon shërbimet pas njoftimeve për sulme terroriste

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara tha të premten se po pezullonte përkohësisht të gjitha shërbimet për qytetarët amerikanë dhe ato të vizave në konsullatat e saj në Turqi, për shkak të raportimeve për sulme të mundshme terroriste.

18:45
Largohet Shqipja/ Vajzat shprehin mendimin e tyre: Vendimi i drejtë, nuk ishte normale…

Lajmi i papritur i përjashtimit të Shqipes nga emisioni i “Për’Puthen”, u komentua në studio.

18:45
Ashpërsimi i abortit/ Shpërthejnë protestat në Poloni

Policia në Varshavë arrestoi 15 persona në protestat që shpërthyen pas një vendimi të gjykatës për ashpërsimin e rregullave kundër abortit.

18:41
Rivalët e Libisë nënshkruajnë marrëveshje për armëpushim në Gjenevë

Fraksionet ndërluftuese të Libisë kanë nënshkruar një marrëveshje për armëpushim të përhershëm, pas pesë ditëve të bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë.

18:38
Nurmagomedov-Gaethje, dueli i “titanëve” në UFC

Një përballje titanësh për nga rëndësia që dy luftëtarët kanë. Ndoshta nuk zotërojnë staturën e gjigantit, sepse dueli më i rëndësishëm i vitit në UFC do të zhvillohet për peshën e lehtë, por përballë janë dy më të mirët e viteve të fundit dhe pse jo dy nga më të mirët e të gjitha kohërave: Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje.

18:33
SHBA: Rusia dhe Irani po rrisin sulmet ndaj sistemeve kompjuterike të qeverisë amerikane

Zyrtarët e SHBA paralajmëruan se Rusia dhe Irani po shtojnë sulmet kundër rrjeteve dhe sistemeve kompjuterike të qeverisë amerikane ndërkohë që po forcojnë fushatat e tyre të dezinformimit, me shpresën për të tronditur besimin e votuesve në prag të zgjedhjeve.

18:31
​Hoti takon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

18:27
Sonte Olti Curri në përballje me Fjodora Fjorën në Hell’s Kitchen

Hell’s Kitchen po kthehet në programin më të komentuar dhe të ndjekur që në puntatën e parë të tij.

18:24
Zidane: Reali e tregon veten atëherë kur duhet, nesër është një rast i tillë

Reali i Madridit po kalon një moment mjaft të vështirë, pas ika pësuar dy humbje radhazi në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, ndaj Cadiz në kampionat dhe ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.

18:22
E papritur! Merret vendimi: Shqipja largohet nga “Për’Puthen”…

Ndryshe nga se ishte programuar në fillim, ku e ftuar do të ishte një person i veçantë, emisioni i “Për’Puthen”, këtë të premte, mori një rrjedhë komplet tjetër.

18:19
Çifti vret kërcimtarin që njohën online duke e helmuar me “Frymën e Djallit”

25 vjeçari Joel Osei dhe 18 vjeçarja Diana Cristea, u shpallën sot fajtorë nga gjykata e Croydon në Londër për vrasjen e kërcimtarit Adrian Murphy më të cilin ishin njohur në një rrjet njohjesh të reja për homoseksualë.

18:18
“Ftesë në 5”/ Mariza të dua shumë, fansja e zjarrtë surprizohet nga këngëtarja

Noemi Saliu, këngëtarja 15 vjeçare me Sindromën Down ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

18:17
Festival, protesta e debat për Kosovën në Beograd

Grupe ultranacionalistësh serbë protestuan të enjten në Beograd kundër festivalit me emrin “Mirëdita, Dobar Dan”, nëpërmjet të cilit synohet shkëmbimi i veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

18:16
Rrëfimi prekës i nënës së 15-vjeçares me Sindromën Down: Më vdiq burri sa lindi vajza…

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua një histori shumë e veçantë, ajo e Noemit.

18:15
Veliaj: Shqetësimi i Bashës për mbetjet është se iu prish pazari, sot trajtohen 30% më lirë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 3, deklaroi se fatura që Lulzim Basha iu la qytetarëve shqiptarë për pastrimin nga mbeturinat ishte 30% më e shtrenjtë nga ajo që sot e “shqetëson çdo ditë”.

18:08
SHBA aprovon për herë të parë një ilaç për trajtimin e Covid-19

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi se për herë të parë ka aprovuar një ilaç antiviral për t’u përdorur në trajtimin e koronavirusit.

18:02
SHBA, deri tani kanë votuar afro 50 milionë qytetarë për zgjedhjet presidenciale

Sipas faqes së internetit “Projekti i zgjedhjeve në SHBA” e cila përpilon të dhënat e votimit të parakohshëm për zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor në SHBA, thuhet se nëpërmjet postës dhe dorëzimit të zarfit në dorë deri më tani kanë votuar 49.313.897 persona.

17:57
Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për rrjete të pastra 5G

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar të premten një memorandum bashkëpunimi me zëvendës-Sekretarin amerikan për Ekonomi, Energji dhe Ambient, Keith Krach, për krijimin e rrjeteve të pastra të gjeneratës së pestë të komunikimeve (5G).

17:53
Ibra ekzalton Milanin/ Kuqezinjtë tani nuk po ndalen

Triumfi në ndeshjen e parë në grupet e Europa Ligës rikonfirmoi formën pozitive të Milanit që duket se nuk po ndalet më që prej zbarkimit të Zllatan Ibrahimoviç.

17:43
Covid-19, Belgjika mbyll stadiumet/ Tifozët tani e shohin vetëm  nga TV

Belgjika krijoi një precedent të rrezikshëm kur në muajin prill mbylli kampionatin e futbollit para kohe për shkak të pandemisë, duke shpallur Bryzhin kampion në tavolinë.

17:37
Kulluri në Top Talk: PD-ja sot me zetoristë si Partia e Punës mot, Basha shërbyes i Ramës

Në studion e emisionit “Top Talk”, ishte i ftuar ish-Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Evrin Kulluri. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh kundër mënyrës se si kredemokrati Lulzim Basha, po e drejton Partinë Demokratike.

17:32
Moto Gp në Spanjë/ Alex Marquez dominon në prova

Pas podiumit të dyfishtë midis Le Mans dhe Aragon, vëllai i vogël i Marc Marquez konfirmohet në nivele të larta duke regjistruar kohën më të mirë në seancën e parë të praktikës së lirë.

17:30
Theu karantinën dhe shkoi në ditëlindjen e të dashurës, Serbia dënon me burg yllin e Real Madridit

Ylli i Real Madrid, Luka Jovic, është dënuar me gjashtë muaj burg në Serbi, pasi theu karantinën. Sipas “Daily Mail”, Jovic fluturoi nga Spanja drejt Serbisë për të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së të dashurës, duke thyer kështu rregullat e COVID.

17:21
U shkarkua nga Vettingu! Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit, Fuat Vjerdha

Komisioni i Posaçëm i Apelimit e ka rikthyer në detyrë Fuat Vjerdhën, pas një vendimi të ditës së sotme. kështu, ai bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër.

17:18
Lezhë/ Makina del nga rruga ,shoferi dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident ka ndodhur në dalje të qytetit të Lezhës gjatë pasdites të kësaj të premteje (23.10.2020).

17:12
Veliaj: Basha e ka në xhep biletën për Holandë, kurse Shqipërinë e trajton si bingo

Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi sot nga Njësia 3 se Partia Socialiste punon dhe po bashkon këdo që të ardhmen e tij e sheh në Shqipëri. Kurse, sipas tij, Partia Demokratike i trajton votat e shqiptarëve si bast dhe Shqipërinë si bingo, përderisa Lulzim Basha e mban në xhep biletën për Hollandë.

17:11
Prej 9 muajsh e zhdukur/ Ç’po ndodh me bashkëshorten e Kim Jong-un? Mediat: Edhe mund të jetë ekzekutuar

Shumë mistere vijnë nga Korea e Veriut! Pas qarkullimit të lajmeve për vdekjen e Kim Jong-un, mediat kanë nisur të aludojnë për fatin e gruas së tij, Ri Sol-ju. 31-vjeçarja ka nëntë muaj që nuk shfaqet në publik.

17:11
Binjaket me tatuazhe nga Hollywood, damkosin njëra-tjetrën nga koka te këmbët

Këto dy binjake të njëjta, përveç tipareve fizike kanë pasion të përbashkët edhe bojën në lëkurë, ose siç e quajnë ato “artin e trupit”.

17:11
Mustafa: Nëse ballafaqohemi me mandat kushtetues e nuk gjejmë zgjidhje, jemi të përgatitur për zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se në takimin e së premtes me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk është diskutuar për pozitën e presidentit të Kosovës.

17:04
U arrestua për kultivim narkotikësh/ Gjykata e kalon në arrest shtëpie“ Albert Tucin, vëllai i kreut të bashkisë Fushë Arrëz

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka pranuar kërkesën e Avokatit Sokol Tahiraj dhe Avokatit Arbër Hoxha për zëvendësimin e masës së sigurimit , nga “arrest me burg “ në “arrest shtëpie“ , për të dyshuarin Albert Tuci , vëllai i kreut të bashkisë Fushë Arrëz i dyshuar për kryerjen e veprës penale “ Kultivim i lëndëve narkotike “ .

17:04
Pique kundër Barçës/ Shpenzoi para që të na kritikojë

Kur tifozët numërojnë orët deri në startin e një prej ndeshjeve më të pritura në futbollin botëror, Gerard Pique preferoi të trazojë ujërat kundër skuadrës së tij.

16:53
Marash Kumbulla, historia e një ëndrre që sapo ka nisur

Për çdo fëmijë që shkelmon topin e futbollit ëndrra është gjithmonë që një ditë të arrijë të bëhet profesionist, dhe të luajë në nivele të larta, pse jo në Serinë A italiane. Megjithatë për të arritur deri aty ka gjithmonë një mur për t’u ngjitur. Marash Kumbulla, djali i një muratori të thjeshtë në Itali, me origjinë nga Shkodra, murin e tij e ngjiti drejt Serisë A, dhe jo vetëm por duke rrëmbyer dhe lavdinë europiane.

16:51
​Thesari i Kosovës tregon pse i dërguan letër operatorit ekonomik për kthimin e mbi 2 milionë eurove

Thesari i Kosovës ka dhënë sqarime rreth shkresës që i është dërguar operatorit për kthimin e mbi 2 milionë euro që iu transferuan nga zyrtari Labinot Gruda.

16:40
Ende nuk dihet nëse aktakuza ndaj Thaçit, është konfirmuar apo hedhur poshtë

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është konfirmuar apo hedhur poshtë.

16:37
Shtohet numri i të prekurve me COVID-19 te Roma, mbrojtësi në karantinë

Një rast tjetër pozitiv me Koronavirus te Roma, pas mbrojtësit Riccardo Calafiori, i lindur në vitin 2002, dhe mesfushorit Diawara. Bëhet fjalë për Gianluca Mancinin, i cili e dha lajmin e pakëndshëm në profilin e tij në Instagram:

16:37
Koronavirusi/ Rrugët e Milanos zbrazen përsëri pas shtetrrethimit të Lombardisë në 23.00 (foto dramatike)

Rrugët e kryeqendrës verore të Italisë Milano ishin mbrëmë të zbrazura në natën e parë të shtetrrethimit të koronavirusit që rajoni i Lombardisë ka caktuar prej orës 23.00.

16:33
Rriten numri i gjobave për maskat/ Ja sa u vendosën në vetëm 24 orët e fundit

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Po gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 659 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

16:29
Polici hero, futet brenda makinës që po digjej për të shpëtuar gruan (VIDEO)

Kamera e trupit të një polici në Kalifroni, ka fiksuar momentin kur oficeri shpëton një grua që kishte ngecur brenda një makine të përfshirë nga flakët.

16:28
​Hoti në Maqedoni: Në Gjykatën Speciale nuk gjykohet lufta për liri dhe pavarësi

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se në Gjykatën Speciale nuk gjykohet lufta për liri dhe pavarësi të vendit.

16:28
Ish-presidenti i Realit: Shitja e Ronaldos idiotësi, Zidane po bën çfarë mundet

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, I kthehet shitjes së Cristino Ronaldos në vitin 2018 tek Juventusi, të cilën e konsideron një marrëveshje “idiote”. Situata aktuale e klubit “merengues”, sipas 69-vjeçarit, është rrjedhojë e një vendimi të pakuptueshëm, që ishte kundër interesave të klubit. Dëshmia më e qartë për këtë janë golat dhe forma që po shfaq CR7 me fanellën bardhezi.

16:25
Momente dramatike/ Elefanti gjigant vendoset në ndjekje të makinës dhe… (FOTO)

Një fotografi e rrallë, ka fiksuar momentin kur një elefant gjigant është vënë në ndjekje të një makine.

16:23
E rëndë/ Prifti humb “toruan”, zhyt dhunshëm në ujë fëmijën gjatë pagëzimit…

Një nënë ka mbetur e tronditur, kur prifti që po i pagëzonte të birin, e zhyt fëmijën dhunshëm në ujë.

16:20
Çfarë ndodh në mjediset ku përdoren pajisje të duhanit me ngrohje?

Kemi dëgjuar  shpesh të flitet për tymin e dorës së dytë, i cili prek jo vetëm duhan pirësit pasivë, por dhe bimët, kafshët dhe sendet përreth. Në mjediset e mbyllura ku pihet duhan, gjithcka dhe gjithkush është i ekspozuar ndaj tymit të duhanit.

16:15
Testimet fizike për BKH/ Kalojnë vetëm 103 kandidatë nga 424 që ishin në garë

Nga 424 kandidatë për Byronë Kombëtare të hetimit vetëm 103 kandidatë kanë arritur që ta kalojnë testin e aftësivë fizike.

16:12
Presidenti i FSHF: Kryeministri Rama pranoi kërkesat tona

Më në fund tym i bardhë nga takimi mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit të FSHF-së Armand Duka.

16:11
Ushtarët e dehur rusë çajnë me tank gardhin e aeroportit (video spektakolare)

Në Rusi ndodhin shpesh aksidente të tërbimit të shoferëve nga trafiku i ngarkuar, por nganjëherë ato përfshijnë edhe mjetet ushtarake.

16:02
Rritje alarmante në vend/ 306 raste të reja me COVID, 4 të vdekur! Ndërron jetë mjeku i njohur

Ditën e sotme janë regjistruar 306 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 persona gjatë 24 orëve.

15:56
149-vjetori i lindjes së Fishtës/ Përfundon restaurimi i shtëpisë ku ka jetuar shkrimtari

Sot  është 149 vjetori i lindjes se kolosit të letrave shqipe At Gjergj Fishta pikërisht në ketë dhomë ka kaluar një pjesë të jetës së tij dhe ka shkruajtur vargje të shumta  për vite me radhë figura dhe vepra e Fishtës u la në harresë dhe rikonstruksioni i kësaj shtëpie duket si një dritë shprese sipas studiuesit dhe botuesit të veprës së Fishtës, Frano Kulli.

15:48
Investime ne 38 rrugë/ Bashkia e Tiranës po restauron infrastrukturën në disa lagje

Në Njësinë 3 ka nisur transformimi i 38 rrugëve e rrugicave, të cilat do t’i japin një pamje krejt tjetër bllokut që kufizohet nga Rr. “Ilia Shyti”, “Marie Kraja”, “Sterjo Spasse”, “Vangjush Miho”, “Tonin Harapi”, si dhe Rr. “Arjan Xhumari”, “Paro Kita”, “Violeta Manushi” e “Genci Leka”.

15:47
Dy të vdekur dhe 169 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive.