E martë, 12 Janar 2021
09:50
OBSH: Vaksinimi në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta mund të fillojë në shkurt

Kryekëshilltari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, Bruce Aylward tha se ata besojnë se vaksinimi ndaj COVID-19 në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të fillojë në shkurt.

09:48
OBSH: Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinimit që kanë nisur në disa vende.

09:45
“Fundi i tunelit nuk është larg”/ Mjeku i njohur flet pas vaksinimit: Shpresoj që ‘gjithologët’ të mos lëshohen me konspiracione

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ishte ndër të parët që mori vaksinën anticovid ditën e djeshme në Shqipëri.

09:38
Premier Liga angleze regjistroi 36 raste me COVID-19 brenda javës

Premier Liga angleze njoftoi mbrëmë se gjithsej 36 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të klubeve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë javës së kaluar.

09:34
Presidenti i Portugalisë pozitiv në COVID-19

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa mbrëmë rezultoi pozitiv në testin e COVID-19.

09:34
Altetico Madridi mund ta “fundosë” luftën për titull sot në La Liga

Kampionati spanjoll, La Liga, mund të marrë një “goditje” finale sot sa i përket luftës për titullin kampion, gjithmonë nëse Atletico Madridi triumfon sonte kundër Sevillas.

09:34
Ivanka Trump planifikon të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden, çfarë i tha Donald Trump për këtë vendim

Ivanka Trump po planifikon të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden si President i Amerikës, për të shpëtuar karrierën e saj. “Ivanka është e bindur se karriera e saj politike po kërcënohet dhe po bën gjithçka për të shpëtuar reputacionin e saj”, tha një burim i afërt për Daily Mail.

09:30
Dita e dytë e vaksinimit, Manastirliu: Vijojmë injektimin tek mjekët dhe infermierët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mëngjesin e  sotëm e ka nisur me një postim për fillimin e vaksinimit anticovid në vendin tonë.

09:29
Dhunoi babanë dhe vëllanë, në pranga 26-vjeçari nga Durrësi

Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme për dhunë në familje dhe qarkullim pa leje drejtimi.

09:21
Kosovë/ KQZ: S’kemi pranuar ende asnjë deklarim për koalicione parazgjedhore

Partitë politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që të njoftojnë KQZ-në sot deri në ora 18:00.

09:20
Franca asgjëson 600 mijë shpendë për të frenuar gripin H5N8

Të paktën 600 mijë shpendë janë asgjësuar në Francë gjatë dy javëve të fundit për shkak të shpërthimit të gripit të shpezëve nga virusi H5N8, i cili ka vazhduar të evoluojë në një zhvillim shqetësues.

09:14
Shkodër/ Qëlloi me armë ndaj një banese, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkodër – Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

09:11
E pazakontë në Greqi/ Katër djem rrahin 16-vjeçaren dhe shoqet e saj, dyshohet se sulmi ndodhi për xhelozi

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mes dy vajzave të mitura në Greqi, ku një 15 vjeçare i kërkoi katër djemve të rrihnin një 16-vjeçare. Ky rast po trajtohet nga policia si një incident serioz, i cili po hetohet seriozisht për të mësuar çfarë ka ndodhur pasi e mitura, së bashku me shoqet e saj kanë pësuar dëme.

09:08
Katari i gatshëm të ndërmjetësojë midis Turqisë dhe Arabisë Saudite

Katari është i gatshëm të ndërmjetësojë midis Turqisë dhe Arabisë Saudite, tha një zyrtar.

09:01
Erdogan: Vaksinimi kundër COVOD-19 do të fillojë deri në fund të javës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se vaksinimi kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) do të fillojë deri në fund të javës.

08:58
Mongolia goditet nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8, epiqendra ndodhej në liqen

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter ka goditur Mongolinë veriore në orët e para të mëngjesit të së martës. Lëkundjet ishin me thellësi deri në 10 kilometra, ndërsa epiqendra ishte rreth 33 km nga jugperëndimi i Turt, thanë sizmiologët. Epiqendra duket se ndodhej nën Liqenin Khovsgol, liqeni më i madh me […]

08:58
Moderna: Vaksina kundër koronavirusit mbron për të paktën një vit

Kompania e bioteknologjisë Moderna beson se vaksina që ka krijuar kundër koronavirusit, mbron njerëzit për të paktën një vit.

08:54
Tërmeti godet jugun e Shqipërisë, ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter kanë goditur Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

08:19
Rama poston nga Vlora: Ka ikur koha e përmbytjeve

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me anë të një video ku shihet rruga në zonën turistike të Vlorës.

08:13
Serbi: Spitalet në limitet e tyre për përballimin e pandemisë

Nga Serbia largohen çdo vit rreth 2000 forca të kualifikuara në mjekësi. Ndërkohë në kushtet e pandemisë ka pasur të paktën 3.300 të sëmurë nga radhët e personelit të shërbimit mjekësor dhe 67 mjekë të vdekur:

08:11
Tërmeti që shkaktoi vrasjen e 316-mijë njerëzve

316 mijë njerëz kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Haitin më 12 janar të vitit 2010.

07:56
Video/ Japonia goditet nga një stuhi dëbore, 8 të vdekur

Japonia është përfshirë nga një stuhi e pazakontë dëbore.

07:34
Vjosa Osmani nis sot vizitën në Bruksel

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani nis sot vizitën dyditore në Bruksel ku do të takojë zyrtarë evropianë me të cilët do të diskutojë për dialogun dhe proceset integruese të vendit.

07:27
Reshje me intensitet të ulët dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Në krahasim me ditët e mëparshme reshjet do të kenë intensitet më të ulët, duke sjellë një përmirësim të situatës me përmbytjet në vend. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.

06:57
Njihuni me disa fakte interesante që nuk i dinit për kockat tuaja

Shpeshherë kur bie fjala për shëndetin tonë harrojmë t’i kushtojmë vëmendje shëndetit të kockave. Duke qenë se ato janë struktura mbajtëse e peshës tonë, kanë një rol të rëndësishëm për mirëqenien fizike.

06:32
Zbuloni si të humbisni dhjamin e tepërt dhe të luftoni diabetin me anë të dietës alkaline

Ushqimet e një diete alkaline ndihmojnë trupin të ruajë një pH optimal. Përndryshe një dietë jo alkaline do të krijojë një pH acid në trupin tuaj, i cili dobëson dhe ngadalëson metabolizmin tuaj.

06:06
Si të largoni shenjat e plakjes nga fytyra/ Maska me turmerik

Me kalimin e viteve lëkura jonë pëson ndryshime. Ndryshimet e para që ju mund të dalloni janë shtimi i njollave të errëta dhe i rrudhave,sidomos në zonën e syve. Nëse mendoni se lëkura juaj ka nevojë për trajtim, ju mund ta bëni atë fare thjeshtë nga shtëpia, me anë të tre përbërësve natyral.

05:32
FBI: Plane për protesta të dhunshme në të 50 shtetet

FBI-ja paralajmëron se ekzistojnë plane për protesta të armatosura në kryeqytetet e të 50 shteteve amerikane si dhe në Uashington, ndërkohë që afron dita e inaugurimit të presidentit të ri. Këto plane kanë rritur shqetësimin për gjakderdhje pas protestave të dhunshme të javës së kaluar në Uashington.

05:05
Përforcime, masa shtesë në Uashington në përgatitje për inaugurimin

Shërbimi Sekret dhe Garda Kombëtare po përgatiten të dërgojnë përforcime shtesë për inaugurimin e presidentit të ardhshëm Joe Biden. Ndërkaq, kryebashkiakja e Uashingtonit ka bërë thirrje që njerëzit të rrinë në shtëpi gjatë kësaj ceremonie.

04:39
Republikanët përballen me pasojat e mbështetjes së pretendimeve të Presidentit Trump

Në qendër të protestave të dhunshme në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, ishte një gënjeshtër që u lejua të zinte rrënjë dhe të përhapej nga shumë prej republikanëve që tani po e dënojnë Presidentin Donald Trump se ndezi gjakrat e mbështetësve të tij me sulmet e rreme ndaj integritetit të zgjedhjeve të vitit 2020.

04:14
SHBA/ Dorëhiqet Sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare

Zyra e shtypit e Departamentit të Mbrojtjes njoftoi se Sekretari në detyrë i këtij departamenti, Chad Wolf do të largohet nga posti në mesnatën e së hënës. Pete Gaynor, administrator i Agjencisë Federale për Emergjencat do të marrë rolin e sekretarit në detyrë, tha zyra e shtypit.

03:40
Platforma e medias sociale Parler ngre padi kundër Amazonit

Platforma e medias sociale Parler ka ngritur padi ndaj kompanisë Amazon, pasi u përjashtua nga shërbimi i kompanisë për operimin e faqeve elektronike.

03:13
Shkarkimi i Donald Trump/ Përplasje në Kongres për nismën e demokratëve

Demokratët nisën përpjekjen e dytë për shkarkimin e presidentit Donald Trump për shkak të atij që e konsiderojnë rol të tij në sulmin e javës së kaluar mbi ndërteën e Kongresit.

02:52
Një diplomat në krye të CIA/ Presidenti i zgjedhur Biden cakton William Burns

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se kreu i ri I CIA-s do të jetë diplomati veteran, William Burns.

02:20
Athinë, atentat 2 shqiptarëve/ Vritet babai, plagoset i biri. Dyshohet për përleshje mes bandave shqiptare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, mbrëmjen e se hënës.

02:00
Kotzias: Çfarë i thashë Erdogan/ Ish ministri i jashtëm i Greqisë: Nëse dërgonte Oryc Reis, do ta fundosim. Mitsotakis po hesht

Në një intervistë për portalin Euroactiv, ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias zbulon se çfarë i është përgjigjur presidentit turk dhe homologut të tij, kur ata e kanë njoftuar se do të fillonin kërkimet me anijen turke “Oruc Reis” në ujërat e Egjeut dhe ato të Mesdheut.

01:38
Pa test të Covid në Mal të Zi/ Nuk do të jetë më i detyrueshëm edhe për të huajt

Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i detyrueshëm për të hyrë në Mal të Zi. Ministrja vendase e Shëndetësisë, Jellena Borovinic Bojoviç, tha se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt.

01:17
Biden merr dozën e dytë/ Presidenti i zgjedhur i SHBA: Do të arrihet rritje e shkallës së vaksinimit

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit. Procedura u transmetua në rrjetet kabllore, pak minuta pasi ndodhi.

00:55
Do të prodhohen 2 mld doza/ Pfizer dhe Biontech “përveshin” mëngët për vaksinën anticovid

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech, e cila bashkë me kompaninë amerikane të barnave, Pfizer, kanë krijuar vaksinë kundër sëmundjes COVID-19, tha se planifikon të prodhojë dy miliardë doza të vaksinës këtë vit.

00:36
Tamponi i radhës sërish pozitiv, Osimhen duhet të presë në “bokse”

Victor Osimhen është ende pozitiv me Koronavirus. Klubi i futbollit të Napolit e komunikoi lajmin në profilin e tij në rrjetet sociale.

00:24
Dybala humbet sfidën me Interin, asgjë serioze për McKennie dhe Chiesan

2 lajme të mira dhe një i keq për Juventusin nga analizat të cilave pasditen e sotme iu nënshtruan tre futbollistë të cilët dolën nga fusha me probleme në sfidën me Sassuolon.

00:12
Kandidati për president i FFF-së, gati të kthejë Benzemanë te Franca

Dyert e ekipit kombëtar mund të rihapen për Karim Benzema, i cili konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në planet. Megjithatë, që nga viti 2015 për lojtarin e Realit nuk ka më hapësirë ​të “Gjelat”.

E hënë, 11 Janar 2021
23:59
Lewandowski: Klopp për mua si baba, por dhe “mësuesi i keq”

Robert Lewandowski, sulmuesi aktual i Bayernit të Mynihut, në një intervistë të fundit foli dhe për “figurën prej babai” të trajnerit Jurgen Klopp, me të cilin pati një lidhje të ngushtë kur të dy jepnin kontribut te Borussia e Dortmundit. Sulmuesi, tashmë 32-vjeçar, pikërisht nën drejtimin e Kloppit pati shpërthimin edhe në përfaqësuesen polake.

23:33
U rebelua ndaj trajnerit, Lazio nxjerr në shitje Strakoshën

E bujshme nga Italia. Lazio nxjerr në shitje Thomas Strakoshën, me portierin shqiptar që mund të largohet që në merkaton e janarit. Sipas portaleve pranë klubit lacial, rebelimi i Strakoshës pasi ka mësuar se nuk do të ishte titullar këtë javë ndaj Parmës, i ka kushtuar shtrenjtë portierit shqiptar.

23:21
U konfliktuan në lokal, qëllohet me armë 24-vjeçari në Shkodër

Një plagosje ka ndodhur në Shkodër, ku u plagos në këmbë shtetasi Eduard Lek Ndreaj, 24 vjeç.

22:57
Ish-i dashuri i Lady Diana flet për herë të parë, zbulon detaje nga intervista që tronditi familjen mbretërore

Për gjithë këto vite, Hasnat Khan ka heshtur në lidhje me marrëdhëniet e tij me Lady Diana, pa tërhequr vëmendjen ndaj tabloideve angleze, për t’i ndarë me të gjithë botën.

22:51
Mori vaksinën kundër COVID-19, flet në Open Tritan Kalo: S’kam asnjë problem, kam bërë vaksina edhe për sëmundje më të rrezikshme

Mjeku i Infektivit Tritan Kalo ditën e sotme mori vaksinën kundër COVID-19, si personi i katërt në Shqipëri që e injekton këtë vaksinë.

22:43
Indonezi/ Dëshmitarët për avionin: Ra si rrufe, shpërtheu sapo preku ujin

“Avioni ra aq shpejt sa na u duk si rrufe; ai shpërtheu me të prekur ujin. Ishte shumë afër nesh. Menduam fillimisht se mos ishte ndonjë bombë apo tsunami, pasi pamë ujin që u ngrit”; rrëfimi i një peshkatari të quajtur Solihin për BBC ishte tronditës.

22:43
​OBSH: Nuk do të arrijmë imunitet kolektiv në 2021

Imuniteti kolektiv kundër COVID-19 nuk do të arrihet këtë vit, megjithëse vaksinat kanë filluar të shpërndahen në shumë vende, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

22:27
“Pakistani do të marrë vaksinën Sinopharm deri në fillim të shkurtit”

Një zyrtar i lartë pakistanez bëri të ditur se grupi i parë i vaksinave të koronavirusit nga kompania kineze Sinopharm do të mbërrijë në Pakistan në javën e parë të shkurtit.

22:23
Debati në “Open”/ Bojaxhiu: Kur vaksinohet 50% e popullatës? Manastirliu: Po çoni ujë në ullukun e gabuar

Sot ka nisur vaksinimi me Covid-19 në vendin tonë ku të parët që morën vaksinën janë mjekët që ndodhën në vijën e parë të kontaktit. Çështja e vaksinimit është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

22:22
Mori vaksinën kundër COVID-19, flet në “Open” Tritan Kalo: S’kam asnjë problem, kam bërë vaksina edhe për sëmundje më të rrezikshme

Mjeku i Infektivit Tritan Kalo ditën e sotme mori vaksinën kundër COVID-19, si personi i katërt në Shqipëri që e injekton këtë vaksinë.

22:19
Bie nga 8 metra lartësi/ Ndërron jetë 22-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 22-vjeçare, e cila humbi betejën me vdekjen në prag të ndërrimit të viteve, kishte rënë nga një lartësi prej tetë metrash kur për arsye ende të pazbardhura plotësisht, ishte ngjitur në çatinë e një ndërtese në Selanik.

22:13
Osmani: E drejta e votës nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme, e cila “nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë”.

22:11
S’janë as mësuesit as policët, Manastirliu zbulon në Open cila është kategoria e dytë që do të vaksinohet pas stafit mjekësor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se nuk mund të bëhet publike se cili është shteti që na i ka dhuruar vaksinat antiCovid-19.

21:58
Biznesmenja e njohur vret veten bashkë me të sapolindurën, dyshohet depresioni post-natal (Fotot)

Biznesmanja e njohur në Hong Kong, Luo Lili, e cila më parë ishte fotografuar me persona si Hillary Clinton, apo Rita Ora, raportohet se është hedhur drejt vdekjes bashkë me bijën e saj të sapolindur, e dyshuar se vuante nga depresioni i pas-lindjes.

21:47
Nga vijnë vaksinat anti-COVID? Manastirliu tregon arsyen pse mbahet ‘sekret’: Vende të tjera i donin dozat…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ka pranuar që të tregojë emrin e vendit që i ka dhuruar Shqipërisë, dozat e para të vaksinës anti-COVID. E ftuar në emisionin “Open”. Manastirliu ka bërë me dije se emri është kërkuar që të mos bëhet publik, nga vetë vendi dhurues.

21:46
Paralajmërimi i FBI-së/ Po u shkarkua Trump, mund të shpërthejë dhuna

Byroja Federale e Hetimit u ka dërguar një memo agjencive ligjzbatuese në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku paralajmëron për protesta të mundshme të armatosura në 50 shtete amerikane duke nisur nga 16 janari dhe thotë se një grup i armatosur ka kërcënuar gjithashtu të udhëtojë drejt Washingtonit në të njëjtën ditë, nëse Kongresi shkarkon presidentin aktual Donald Trump.

21:38
Dhoma e Përfaqësuesve kërkon zyrtarisht heqjen e Trump nga detyra

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së paraqiti sot një rezolutë që i bën thirrje zëvendëspresidentit Mike Pence të heqë presidentin Donald Trump nga detyra.

21:33
Manastirliu në ‘Open’: Ja sa persona do të vaksinohen fillimisht…synojmë ‘mbulimin’ e të gjithë popullsisë

Ministrja Ogerta Manastirliu duke folur në emisionin Open në Top Channel ka thënë se fillimisht do të nis vaksinimi për mbulimin e 20% të popullsisë.

21:29
‘Call-center’ përshtatet si sallë për super-gjyqin e 350 gangsterëve të ‘Ndrangheta-s’ në Itali (Fotot)

Disa qindra të dyshuar si anëtarë të grupit më të fuqishëm mafioz në Itali do të dalin në gjyq të mërkurën, me një sallë të posaçme, që po përdoret për mega-gjyqin më të madh të tre dekadave në vend.

21:26
Ish-velina “tërbon” fansat me gjoksin bombastik në plan të parë (FOTO)

Ish-velina, Kejvina Kthella, ka “çmendur” ndjekësit me pozat e fundit në rrjetet sociale.

21:19
Biden emëron diplomatin William Burns në krye të CIA-s

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden emëroi ish-diplomatin e karrierës William Burns për të drejtuar CIA-n ndërkohë që demokratët përpiqen të kenë gati një ekip të sigurisë kombëtare disa ditë para inaugurimit.

21:16
Rusi, regjistrohen edhe mbi 23 mijë raste të reja me COVID-19

Në Rusi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23.315 raste të reja të koronavirusit (COVID-19), që paraqet rritje në raport me një ditë më herët kur u regjistruan 22.851 raste të reja.

21:04
Liderët e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë nënshkruajnë paktin e zhvillimit të Karabakut

Në një takim që u zhvillua dy muaj pas shpalljes së armëpushimit në rajonin e Malësisë së Karabakut në Kaukaz, liderët e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë nënshkruan një pakt për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe të infrastrukturës në dobi të të gjithë rajonit.

21:00
​Hoti: Qytetarët të mos ndikohen nga sondazhet e porositura dhe të paguara

Kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë, i ka porositur të gjithë qytetarët që të mos ndikohen nga sondazhet, sipas tij, të porositura dhe të paguara, të cilat kanë për qëllim manipulimin e opinionit publik dhe krijimin e perceptimit të rrejshëm për një parti politike që ka rrezikuar ekzistencën e shtetit.

20:59
​Betohen anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 192-të me radhë.

20:53
Fiks Fare/ Qytetarja: Shpenzova miliona për kurën e Covid-it, shteti më dha 0 lekë

Të infektohesh nga Covid 19  nuk prek vetëm frikën nga vdekja, por të rrënon edhe ekonomikisht. Një personi për të kuruar covidin në shtëpi i kushton minimalisht 2 mijë euro dhe për një familje më të ardhura të mesme e minimale është një rrënim total, pasi trajtimi për kurimin e koronavirusit kërkon shpenzime të mëdha dhe jo vetëm për medikamente.  Të gjitha në fund kanë një faturë mjaft të “kripur”, madje të papërballueshme për shumicën e familjeve shqiptare.

20:47
Biden merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori të hënën dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

20:46
Mali i Zi “ndryshon mendje”/ Në kufi kalohet dhe pa testin e koronavirusit!

Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i detyrueshëm për të hyrë në Mal të Zi.

20:41
Fiks Fare/ 4.7 mln lekë kurimi në shtëpi nga Covid 19, sëmundja që po rrënon shqiptarët

Trajtimi financiar për koronavirusin është i ndryshëm në varësi të gjendjes që kalon pacienti. Ai fillon nga 10 mijë lekë të rinj për asimptomatikët, të cilët mund të konsumojnë vitamina, deri në mijëra euro për ata që e kalojnë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndoshta u duhet dhe trajtim jashtë vendit.

20:36
“Kam 1000 të dashura”/ Predikuesi televiziv dënohet me 1,075 vjet burg për krime seksuale (Fotot)

Adnan Oktar ishte ndaluar në vitin 2018 së bashku me rreth 200 të dyshuar të tjerë nga grupi i tij që predikonte “Teorinë e Krijimit”.

20:14
Pas 4 vitesh mosmarrëveshje/ Caktohet data e negociatave Turqi-Greqi

Negociatat e ngecura në vendnumëro prej 4 vitesh, tashmë marrin një shtysë të re.

20:14
Vaksinim masiv në Britani/ Brenda shkurtit të vaksinohen 14 milionë britanikë

Britania e Madhe ka hapur sot shtate qendra te mëdha per vaksinimin masiv te popullsisë duke tentuar te vaksinoj nje person ne 45 sekonda.

20:12
Negociatat mes Turqisë dhe Greqisë/ Burime ekskluzive: Opsion takimi edhe Tirana, ja për çfarë do diskutohet…

Burime të ekskluzive Top Channel pranë kryeministrisë grek kanë bërë më dije se Turqia dhe Greqia do të kenë një takim me shuma gjasa në Kretë ose në Rodi, ndërsa takimi i parë diskutohet që mund të jetë edhe në Tiranë.

20:06
Bust për aktoren Hajrie Rondo/ Skulptori frymëzohet nga mjeshtëria e aktores së njohur

Shohim shpesh buste të figurave politike, atyre historike e më pak ato artistike. Kjo është Tana, e famshja Hajrie Rondo në një ndër rolet e saj më spikatura. Bust i bërë nga skulptori Kreshnik Xhiku, që së shpejti do të zërë vend në qytetin e saj të lindjes, në Delvinë.

20:03
Rusi kampion për Shqipërinë/ Gjimnasti Matvei Petrov fitues në evropianin e gjimnastikës

Gjimnasti rus Matvei Petrov, kampion europe nën ngjyrat kuqezi, ndodhet në Tiranë për një projekt për ngritjen e niveli të gjimnastikës në vendin tonë, sëbashku me trajnerin e tij Alon Hasa. Në një rrëfim për Top Channel Petrov tregon gjithçka duhet për të rritur këtë sport thuajse inegzistent në Shqipëri.

19:59
Abuzim me telefonat e vajzave/ U shpërndajnë numrat në “Instagram”, marrin thirrje ngacmuese

Nese dhjetëra thirrje e mesazhe mbërrijnë ne telefonin tuaj krejt papritur atëhere ju mund jeni pre e një abuzimi qe po  ndodh prej disa kohesh ne vendin tone.

19:58
Covid-19/ Tjetër variant mutant zbulohet në Japoni, po aq infektues sa ai britanik e afrikano-jugor

Japonia tha sot se ka pikasur një variant të tretë me mutacion të koronavirusit të ngjashëm me variantet infektive të zbuluara tashmë në Britani dhe në Afrikën e Jugut.

19:55
Korçë/ Grabitet shtëpia e kambistit, familjarët përleshen me hajdutët. Policia kap vetëm një

Një kambist në Korçë u grabit mëngjesin e sotëm para banesës së tij në lagjen nr. 1 të qytetit.

19:48
Në Kosovë nis fushata/ Në tubime nuk po respektohen masat anti Covid

Partitë politike kanë nisur tubimet elektorale për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, por asnjëra prej tyre nuk po respekton masat anti Covid. 

19:45
LSI padit socialistët: Shkelën ligjin për fushatë duke përdorur administratën

Lëvizja Socialistë për Integrim i kërkoi SPAK të marrë si të pandehur kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe 8 zyrtarë socialist.

19:33
Murati në “PërPuthen”: Ja djali që shoh si konkurrent dhe me cilën nga vajzat s’mendoj të dal

Ndonëse është një hyrje e re në “PërPuthen”, Murati ka marrë shumë komente pozitive, dhe është kthyer në të parapëlqyerin e publikut.

19:31
Çfarë po ndodh? Pas takimit me Sindin, Murati zgjedh Melisën…

Sot ishte dita e Sindit dhe Muratit! Një takim tepër emocionues dhe me rrahje zemre të forta…

19:30
Bisedimet teknike/ Greqia pranon sugjerimin e Turqisë! Palët mblidhen në Stamboll më 25 janar

Burime diplomatike bëjnë me dije se pak më parë, pala turke kontaktoi me palën greke dhe sugjeroi që raundi i 61-të i bisedimeve eksploruese midis dy vendeve të zhvillohet në Stamboll më 25 janar 2021.

19:30
Fiset indigjene të Amazonës që luftojnë mallkimin e ‘xawara’ (Fotot)

Kërkimi ilegal i mineraleve në Brazil jo vetëm që shkatërron mjedisin por kërcënon ekzistencën e popullsive të fundit te medha indigjene, prej përhapjes së koronavirusit.

19:20
Biden zgjedh kreun e CIA-s/ Burns, diplomati “i mirë” për të dy krahët

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden njoftoi se kreu i ri i CIA-s do të jetë diplomati veteran, William Burns.

19:18
Osmani vizitë zyrtare në Bruksel

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani do të qëndrojë dy ditë në Bruksel për vizitë zyrtare.

19:16
Ftesë në 5/Habiti italianët, flet shqiptarja me shami që punon shofere autobusi në Itali

Bukurie Voka ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi për herë të parë historinë e jetës, pasi “Corriere della Sera” i dedikoi një shkrim si shoferja e autobusit me origjinë shqiptare dhe me shami.

19:14
“Me Sindin s’dal më”- Mevlani sqaron gjërat në “Për’Puthen”: Ja dy vajzat ku jam fokusuar

Mevlani ka surprizuar sot në “PërPuthen”, ku tha se me Sindin ka vendosur të mos dalë më, por i kërkoi kësaj të fundit falje dhe tha se ka gabuar për mënyrën se si i është drejtuar.

19:14
Reshjet e dendura në Kosovë/ Shembet ura në Kamenicë

Një urë në fshatin Hajnoc të Kamenicës është shembur pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Shembja e urës ka izoluar shumë banorë, pasi ka bllokuar rrugën që lidh fshatrat Strezoc e Krilevë me Kamenicën.

19:13
E sheh Sindin si partneren tënde? Murati në “Për’Puthen”: Deri tani…

Ditën e sotme u transmetua takimi mes Muratit dhe Sindit.

19:10
SHBA, shkarkimi i Trump-it/ “Luftë” në Kongres, demokratët nisin procedurën

Demokratët nisën përpjekjen e dytë për shkarkimin e presidentit Donald Trump, për shkak të atij që e konsiderojnë rol të tij në sulmin e javës së kaluar mbi ndërtesën e Kongresit.

19:05
Arjani i ashpër me Sindin: Ke për të prishur çdo marrëdhënie të ardhmen nëse…

Puntata e sotme e “PërPuthen” iu dedikua takimit të Sidnit me Muratin, një takim që duket se shkoi mirë, ndërsa Murati e përshkroi Sindin si një vajzë të ëmbël.

19:04
FOTO/ Atdheu surprizon Bora Zemanin dhe vajzat në ‘PërPuthen’, iu dhuron…

Kjo javë në “PërPuthen” duket se ka nisur mbarë, ndërsa Atdheu ka surprizuar moderatorin, Bora Zemanin dhe vajzat.

18:58
Sindi dhe Murati njihen jashtë “Për’Puthen”?

Ditën e sotme u transmetua takimi mes Muratit dhe Sindit.

18:48
​Hoti thotë se po finalizojnë listën për deputetë: Garojmë të vetëm

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë sot se Lidhja Demokratike e Kosovës është në prag të finalizimit të listës së deputetëve, me të cilën garon në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ndërsa ka bërë të ditur se LDK do t’i hyjë e vetëm kësaj gare.

18:46
Takimi mes Sindit dhe Muratit: Kam shumë ftohtë edhe emocione, kam nevojë për një…

Ditën e sotme u transmetua takimi mes Muratit dhe Sindit, një zgjedhje kjo që ndezi debate në studio puntatën e kaluar, mes kësaj të fundit dhe Melisës.

18:39
“Zbutet” familja mbretërore/ Harry e Meghan kthehen në Angli këtë verë

Princi Harry dhe e shoqja, Meghan Markle pritet të ribashkohen me familjen mbretërore këtë verë.

18:38
Korea e Jugut në kërkim të punonjëses së kazinosë që u zhduk me 13 milionë dollarë

Policia në Korenë e Jugut tha se ka nisur gjuetinë për një punonjëse malajziane pasi një shumë masive parash është zhdukur nga një kazino me pronarë nga Hong Kong në rezortin jugor të ishullit Jeju.