Shkarkimi i Donald Trump/ Përplasje në Kongres për nismën e demokratëve

12/01/2021 03:13
Donald Trump

Demokratët nisën përpjekjen e dytë për shkarkimin e presidentit Donald Trump për shkak të atij që e konsiderojnë rol të tij në sulmin e javës së kaluar mbi ndërteën e Kongresit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se demokratët do të vazhdojmë me procedurën e Impeachmentit nëse zëvëndespresidenti Mike Pence refuzon ta shpallë Trumpin të paaftë për të të qeverisur.

Demokratët paraqitën në fillim një rezolutë ku i kërkohej Pence që të aktivizonte amendamentin e 25-të, i cili do ta përcaktojnë presidenti si të paaftë për të kryer detyrat e tij. Republikanët e kundërshtuan me forcë këtë lëvizje, duke bllokuar votimin e saj në atë moment. Demokratët u përgjigjën më paraqitjen e një kërkese shkarkimi, duke e akuzuar Trumpin për “nxitje të rebelimit”, pas mësymjes së Kapitolit.

Në një lëvizje tepër të pazakontë, diplomatët amerikanë kishin hartuar dy kabllograme me të cilat dënojnë nxitjen e sulmit që shkaktoi 5 viktima. Duke përdorur atë që njihet si “kanali i mospajtimeve” të Departamentit të Shtetit, pjesëtarët e shërbimit të jashtëm thanë se druajnë që zhvillimet e së mërkurës së kaluar mund të dëmtojnë keq besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara për të promovuar dhe mbrojtur vlerat demokratike jashtë vendit.

Kabllogramet janë një protestë e jashtëzakonshme kundër një presidenti në detyrë nga diplomatët amerikanë, të cilët janë ankuar prej kohësh që administrata Trump e ka injoruar dhe zhvleftësuar rolin dhe ekspertizën e tyre.

Top Channel