Kotzias: Çfarë i thashë Erdogan/ Ish ministri i jashtëm i Greqisë: Nëse dërgonte Oryc Reis, do ta fundosim. Mitsotakis po hesht

12/01/2021 02:00

Në një intervistë për portalin Euroactiv, ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias zbulon se çfarë i është përgjigjur presidentit turk dhe homologut të tij, kur ata e kanë njoftuar se do të fillonin kërkimet me anijen turke “Oruc Reis” në ujërat e Egjeut dhe ato të Mesdheut.

Duke kritikuar qeverinë Mitsotakis në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët, Kotzias tregon se “herën e parë që ka takuar ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglou dhe presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan, të dy i kanë lënë të nënkuptojë në bisede se do të dërgonin anijen në fjalë për të eksploruar dhe ajo do të arrinte deri në jug të Kretës.

Ju thashë duke qeshur: “Do t’ju fundosim. Nuk do të arrini kurrë”- thotë Kotzias. Të njëjtën gjë – vazhdon ai – i thanë edhe Mitsotakit, por ai nuk u përgjigj fare dhe nuk çoi mesazhin tek Ankaraja se do të kishte kosto e pasoja nëse do të vazhdonte veprimet e saj.
Në 2020 – thekson ish-kreu i diplomacisë greke në qeverinë Tsipras- Turqia dërgoi shumë herë anijen Oruc Reis në ujërat greke për të eksploruar për gaz natyror.

Kotzias thotë se Ankaraja gjithmonë i referohet të Drejtës Ndërkombëtare, edhe nëse aktet e saj e shkelin qartë atë, dhe gjithmonë kërkon një kohë të përshtatshme, siç ishte rasti vitin e kaluar kur “SHBA nën udheheqjen Trump u paralizua në prag të zgjedhjeve, Mbretëria e Bashkuar po merrej me Brexit dhe Izraeli nuk kishte një qeveri të qëndrueshme.

“Turqia është përpjekur të promovojë pretendimet e saj për 30 vjet rrjesht. Fatkeqësisht, me qeverinë Mitsotakis, e bëri këtë brenda disa muajsh, ”përfundon intervistën e tij Nikos Kotzias.

Top Channel