Erdogan: Vaksinimi kundër COVOD-19 do të fillojë deri në fund të javës

12/01/2021 09:01

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se vaksinimi kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) do të fillojë deri në fund të javës.

Presidenti Erdogan u prononcua pas takimi të Kabinetit Presidencial.

Erdogan deklaroi se në takim u vlerësua u pika e arritur në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit dhe tërhoqi vëmendjen në prirjen rënëse në numrin e viktimave dhe rasteve të infektimit.

Duke theksuar edhe një herë rëndësinë e higjienës individuale në luftën kundër virusit, Erdogan tha se 3 milionë doza të vaksinave me origjinë kineze janë sjellë në Turqi dhe me përfundimin e fazave të testimit vaksinimi do të fillojë të zbatohet të enjten ose të premten, sipas rendit të përcaktuar të përparësisë.

“Me rënien e numrit të rasteve nën një numër të caktuar ne gradualisht do të zvogëlojmë kufizimet ashtu siç kemi bërë edhe më parë”, deklaroi Erdogan.

Top Channel