“Zbutet” familja mbretërore/ Harry e Meghan kthehen në Angli këtë verë

11/01/2021 18:39

Princi Harry dhe e shoqja, Meghan Markle pritet të ribashkohen me familjen mbretërore këtë verë.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar në muajin qershor, për të marrë pjesë në paradën Trooping of the Color, e cila zhvillohet në nder të ditëlindjes së Mbretëreshës.  Një burim i tha gazetës The Sunday Times se:

“Plani aktual është që parada të mbahet në Londër si normalisht, edhe pse mund të nevojitet ndonjë përshtatje në bazë të udhëzimeve. Aspirata dhe dëshira përfundimtare është ta bëjmë këtë event të ndodhë”, tha burimi, duke iu referuar vështirësive që krijon situata  e pandemisë. Kjo do të ishte hera e parë që Harry, Meghan dhe djali i tyre, Archie do të shihen në publik me mbretërorët e tjerë që prej marsit të vitit të kaluar, kur vendosën të shkëputeshin e të largoheshin nga Anglia.

Në gusht, pas zhvendosjes në Kaliforni, Princi Harry këmbënguli se do të ishte kthyer pot ë mos kishte qenë për koronavirusin.

“Kemi kupën e botës të Rugby League vitin e ardhshëm. Unë patjetër planifikoj të kthehem. Do të isha kthyer përsëri po të mos kishte qenë për Covid”, qenë fjalët e tij. Asokohe u tha se princi e urrente Los Angeles-in dhe është më i lumtur në Santa Barbara.

Top Channel