Covid-19/ Tjetër variant mutant zbulohet në Japoni, po aq infektues sa ai britanik e afrikano-jugor

11/01/2021 19:58
Rit purifikimi në ujë të akullt në tempullin Teppozu Inari në Tokio

Japonia tha sot se ka pikasur një variant të tretë me mutacion të koronavirusit të ngjashëm me variantet infektive të zbuluara tashmë në Britani dhe në Afrikën e Jugut.

Infeksioni u zbulua në disa udhëtarë të ardhur nga Brazili, që u karantinuan në aeroportin Haneda në Tokio, menjëherë sapo rezultuan pozitivë, njoftoi agjencia Nikkei Asia.

Tre persona nga grupi krijuan simptoma si vështirësi në frymëmarrje, ethe dhe fyt të thatë, Një tjetër burrë i ardhur në aeroport më 2 janar rezultoi pozitiv pa simptoma, raporton agjencia Bloomberg.

Instituti japonez i sëmundjeve infektive tha se kishte raportuar për variantet mutante në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Vendi ditët e fundit ka shënuar një rritje të rasteve të infektimit me një mesatare prej 6,000 në secilën nga pesë ditët e fundit.

Baret e restorantet atje mbyllen në ora 20.00 të mbrëmjes për të gjithë muajin, dhe afati pritet të shtyhet. Zhvillimi vjen pas zbulimit të varianteve të reja me mutacion të koronavirusit në Britani dhe Afrikën e Jugut. Varianti britanik u zbulua në dhjetor ndërsa ai afrikano-jugor dy javë më parë.

Afrika e Jugut ka ndaluar dhe shitjen e pijeve alkoolike në mënyrë që krevatet e spitaleve të mos mbushen nga njerëz të sëmurë prej problemeve me alkoolin.

Mutacionet e nje virusi pandemie jane dicka natyrale dhe e zakonshme gjate kursit te semundjes, por nganjehere mund te shkaktojne probleme te shtuara.

FOTO GALERI
1/5
Japonia tha sot se ka pikasur një variant të tretë me mutacion të koronavirusit

Top Channel