2 lajme të mira dhe një i keq për Juventusin nga analizat të cilave pasditen e sotme iu nënshtruan tre futbollistë të cilët dolën nga fusha me probleme në sfidën me Sassuolon.

Paulo Dybala ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë, diçka jo shumë serioze por që do ta mbajë jashtë fushave argjentinasin për 15 deri në 20 ditë, me Dybalan që humbet kështu derbin e Italisë ndaj Interit që do të luhet të dielën e ardhshme dhe me shumë gjasa do të rikthehet në dispozicion të Pirlos në muajin shkurt.

Ndërkohë amerikani Weston McKennie dhe anësori italian Federico Chiesa nuk kanë patur fraktura por thjeshtë dhimbje momentale edhe pse siç bën të ditur klubi i Juventusit, gjëndja e tyre do monitorohet ditë pas dite dhe për të mos rrezikuar përballjen e së dielës me Interin, Pirlo mund t’i lërë pushim për sfidën e 1/8-ave të Kupës së Italisë në mesjavë ndaj Genoas.

Top Channel