Abuzim me telefonat e vajzave/ U shpërndajnë numrat në “Instagram”, marrin thirrje ngacmuese

11/01/2021 19:59

Nese dhjetëra thirrje e mesazhe mbërrijnë ne telefonin tuaj krejt papritur atëhere ju mund jeni pre e një abuzimi qe po  ndodh prej disa kohesh ne vendin tone.

Ne mënyre te panjohur numri juaj i telefonit dhe te dhënat personale shpërndahen ne faqe te ndryshme ne internet. Diçka e tille i ka ndodhur dhe 19 vjecares e cila vendosi qe per Top Channel te rrëfeje historinë e saj.

Por asgjë nuk mbeti me kaq pasi ne vijim ndodh rëndom një fenomen. Ne momentin qe nuk pranoni te bisedoni me këta persona faqe te ndryshme shkojnë edhe deri tek kërcënimet.

19 vjecarja qe foli për Top Channel e beri historinë e saj publike pasi kuptoi qe nuk ishte rast i vetëm megjithëse nuk pa si zgjidhje denoncimin e kësaj situate ne autoritetet perkatese.

Shumë nga viktimat e abuzimeve kanë bërë padi në polici dhe ekspertët e luftës kundër krimit kibernetik janë shumë pranë kapjes së autorëve.

Top Channel