Altetico Madridi mund ta “fundosë” luftën për titull sot në La Liga

12/01/2021 09:34

Kampionati spanjoll, La Liga, mund të marrë një “goditje” finale sot sa i përket luftës për titullin kampion, gjithmonë nëse Atletico Madridi triumfon sonte kundër Sevillas.

Skuadra e Diego Simeones momentalisht ka një pikë më shumë se rivali i qytetit Real Madridi në vendin e dytë por me tri ndeshje më pak të zhvilluara, përcjell KosovaPress.

Në rast të një fitoreje sonte kundër Sevillas, Atletico do të shkëputej katër pikë dhe më pas ka edhe gjashtë pikë të tjera në lojë dhe praktikisht mund të shkëputet deri në 10 pikë në kreun e tabelës.

Diçka e tillë shihet si shumë e mundur kur dihet forma optimale nëpër të cilën po kalon kjo skuadër dhe numri tejet i vogël i golave që ata pranojnë.

Kështu që lufta për titull në La Liga mund të marrë një goditje të fortë sonte në rrugën drejt titullit.

Ndeshja ndërmjet Atletico Madridit dhe Sevillas zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:30 në “Wanda Metropolitano”

Top Channel