Korea e Jugut në kërkim të punonjëses së kazinosë që u zhduk me 13 milionë dollarë

11/01/2021 18:38

Policia në Korenë e Jugut tha se ka nisur gjuetinë për një punonjëse malajziane pasi një shumë masive parash është zhdukur nga një kazino me pronarë nga Hong Kong në rezortin jugor të ishullit Jeju.

Jeju Shinhwa World, është një nga rezortet turistike më të mëdha në Korenë e Jugut dhe raportoi së fundmi se 14.56 miliardëw ($13.38 milionë), janë zhdukur nga kazinoja e rezortit, të gjitha në kartmonedha koreano-jugore, përcillte agjencia vendase Yonhap.

Edhe kompania drejtuese e kazinosë Landing International, njoftoi për vjedhjen në faqen e saj të internetit.

“Bordi i drejtuesve njofton investitorët se fonde në një shumë prej 14.56 miliardë won … që mbaheshin në Jeju, Korea e Jugut, janë zhdukur. Aktualisht drejtuesit nuk po arrijnë të kontaktojnë me punonjësen përgjegjëse për paratë, dhe incidenti është raportuar në autoritetet vendase,” njoftonte kompania nga Hong Kong.

Punonjësja rreth të 50-ave është zhdukur që prej largimin me pushime në fund të dhjetorit.

Kjo nuk është hera e parë që punonjës kazinoje zhduken me sasi të mëdha parash. Në shtator 1992, një punonjes i sjellshem i kazinose  së basteve Stardust në Las Vegas, Bill Brennant, mbaroi turnin e tij si zakonisht, hodhi çantën krahëve dhe doli si zakonisht për në shtëpi.

Vetëm se në atë ditë, çanta e Brennant ishte mbushur me $500,000 nga paratë e kazinosë, që sot vlejnë rreth $1 milionë. Brennant u zhduk asokohe për të mos u parë kurrë më.

FOTO GALERI
1/3
Jeju Shinhwa World raportoi së fundmi se 14.56 miliardëw ($13.38 milionë), janë zhdukur nga kazinoja

Top Channel