Burime diplomatike bëjnë me dije se pak më parë, pala turke kontaktoi me palën greke dhe sugjeroi që raundi i 61-të i bisedimeve eksploruese midis dy vendeve të zhvillohet në Stamboll më 25 janar 2021.

Pala greke mësohet se ka pranuar ftesën. Rikthimi i bisedimeve mes Athinës dhe Ankaras vjen pas disa vitesh ndërprerje.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka ftuar Greqinë për bisedime eksploruese me takimin e parë të planifikuar këtë muaj, në vërejtjet e bëra të hënën në një konferencë shtypi në Ankara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke Alexandros Papaioannou, duke iu përgjigjur një pyetje, tha në një deklaratë me shkrim, “Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka marrë asnjë ftesë deri më tani nga Ministria Turke e Punëve të Jashtme në lidhje me caktimin e një date për raundin e 61-të të bisedimeve hulumtuese ”

 

Top Channel