Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mëngjesin e  sotëm e ka nisur me një postim për fillimin e vaksinimit anticovid në vendin tonë.

Sipas saj dita e parë ka shkuar mbarë , me vaksinimin e 50 mjekëve dhe infermierëve të spitalit Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Ndërkohë sipas saj vaksinimi do të vazhdojë edhe sot.

“Dita e parë e vaksinimit kundër #COVID19 ka ecur mbarë, me vaksinimin e 50 mjekëve dhe infermierëve rë parë të spitalit Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”

#Vijojmë sot vaksinimin në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, të epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të përballjes me Armikun e Padukshëm.

#ShqipëriaBuzëqesh

Kujtojmë se ditën e djeshme janë vaksinuar 50 personat e parë. Prioritet do të jenë 5 mijë personel mjekësor, që punon në spitalet COVID. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Top Channel