Janë vaksinuar 60 persona të tjera gjatë ditës së sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Mjekë infermier edhe epidemiologë nuk kanë hezituar të bëjnë dozën e parë të vaksinën Phizer.

Ata do injektojnë dozën e dytë në ditët e para të muajit shkurt. Sasia e parë prej 975 vaksinash që u sigurua do të përdoret për mjekët dhe infermierët e dy spitaleve Covid në mënyrë që të bëjnë të dy dozat.

Ka vijuar normalisht vaksinimi anticovid në ditën e dytë. Përveç personelit mjekësor të dy spitaleve Covid, gjatë ditës së sotme janë vaksinuar edhe epidemiologë të rajonit të Tiranës. Janë planifikuar që të vaksinohen 60 persona.

“Po menaxhohet shumë shumë mirë. Po kujdesemi që mos të shkojë dëm asnjë dozë vaksine, pasi ajo kur hapet qëndron 2 orë në temperaturë ambjenti”, shprehet Bino.

Vaksina Phizer që të sigurojë mbrojtje të mirë duhet të bëhet me dy doza. Doza e dytë bëhet pas 21 ditësh nga doza e parë, por ndërkohë një person që ka bërë vetëm dozën e parë mund të infektohet.

“ Mbrojtja është 95% pas dozës së dytë, ndërsa me dozën e parë ka një mbrojtje 70% dhe nëse je kontakt i një personi pozitiv infektohesh”, shprehet doktoresha Silva Bino.

Por vaksina e Phizer ka edhe efekte anësore të cilat shfaqen pas dozës së dytë.

“Mund të jetë një temperaturë 38 gradë celcius”, tregon doktoreshë Bino.

Top Channel