Fotot/ SHBA arreston policët që bënin ‘selfie’ dhe vunë kapelet ‘MAGA’ gjatë protestës së dhunshme në Capitol

12/01/2021 15:53

Dy oficerë të forcës së policisë në kongresin amerikan Capitol Police, janë shkarkuar nga detyra dhe një i tretë është arrestuar për shkelje të kodit të punës, gjatë protestës ku u bastis ndërtesa e Kongresit nga mbështetësit e presidentit Trump.

Një total prej 17 oficerësh policie po hetohen për shkelje të ndryshme të dokumetuara nga fotot, siç ishte një prej tyre që bëri foto me një nga protestuesit, apo një tjetër që vendosi kapelen e protestuesit MAGA (slogani elektoral i Trump “Make America Great Again”).

Momenti fotos ‘selfie’ me protestuesin ishte kapur nga gazetari Timothy Burke, dhe është shpërndarë 233,000 herë në rrjetet sociale.

Pezullimi i policëve u konfirmua nga Tim Ryan, kongresmeni nga Ohio, drejtues i panelit të Kongresit për hetimin e ngjarjes.

“Di që dy policë janë pezulluar, njëri që kishte bërë foto me protestuesit dhe një tjetër që kishte vënë kapelen MAGA në kokë dhe nisi t’i tregonte rrugën protestuesve”, tha Ryan në një konferencë shtypi.

Asnjë nga policët nuk është identifikuar me emër.

Ryan tha se oficeri që kishte vënë kapelen e protestuesve e kishte bërë këtë për të tërhequr vëmendjen e tyre para se të thyenin një derë të ndërtesës.

Ndërkohë kreu i policisë së Kongresit, Capitol Police dha dorëheqjen pas bastisjes së ndërtesës për herë të parë që prej vitit 1814, së bashku me krerët e sigurisë së Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit.

Ndërsa të tjerë kanë vlerësuar veprimet e policëve që evituan një katastrofë më të rëndë nga turma e zemëruar.

FOTO GALERI
1/9
Polici i paemeruar i Capitol qe bente selfie me protestuesit

Top Channel