Deputeti gjerman që shërbeu gjatë luftës së Kosovës në shënjestër të sistemit të drejtësisë

12/01/2021 10:46
Deputeti gjerman, Daniel Freiherr von Lutzow

Deputeti gjerman, Daniel Freiherr von Lutzow mund të jetë në shënjestër të sistemit të drejtësisë penale për shkak të përfshirjes në një ngjarje penale në Cottbus.

Sipas informacioneve të gazetës Postdamer, politikani 46-vjeçar tani po hetohet si i dyshuar sepse thuhet se ka kërcënuar disa zyrtarë.

Siç është raportuar, kishte pasur sulme kundër zyrtarëve kur policia përfundoi festën e ditëlindjes me nëntë pjesëmarrës më 27 dhjetor. Dy oficerë u plagosën lehtë në operacion, ndërsa policia ishte thirrur nga fqinjët për zhurmë shqetësuese.

Deputeti gjerman ka  shërbyer në Kosovë si ushtarë gjatë viteve 1999-2000.

Top Channel