Disneyland-i në Kaliforni, shndërrohet në qendër masive vaksinimi

12/01/2021 16:42

Parku i Disneylandit në Kaliforni, do të shndërrohet në një qendër masive vaksinimi.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pandemia po përshpejtohet me të dhënat më të fundit që flasin për më shumë se 376 mijë viktima dhe mbi 22.6 milionë të infektuar.

Autoritetet kaliforniane kanë bërë të ditur tani se parku, i mbyllur që nga marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të bëhet qendra e parë e madhe për vaksinimin në kontenë portokalli. Ai sipas zyrtarëve do të jetë funksional brenda një jave.

Resorti Disneyland është mobilizuar për tu shndërruar në qendrën e parë të madhe të vaksinimit në Kaliforni – tha një përfaqësues i autoriteteve lokale.

Top Channel